Një gjykatë në Suedi ka dhënë dënim maksimal për Rakhmat Akilov, një azilkërkues nga Uzbekistani, i cili u shpall fajtor për vrasjen e 5 personave. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në prill të 2017-ës, ku Akilov kaloi me kamion mes njerëzve, në një rrugë të Stokolmit.
I pandehuri, mes tjerash, është shpallur fajtor për vepër terroriste lidhur me vrasjen e pesë personave. Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit, dhe kaloi më shumë se 500 metra në një rrugë të mbushur me njerëz.
Gjatë procesi gjyqësor ai tha se synonte të dënonte Suedinë për përfshirjen e saj në luftën globale kundër grupit radikal, Shteti Islamik.