• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Replikë me Fatos Lubonjën: Pse hapja e negociatave ndëshkon Ramën

17:12 : 06/06/2018
në OP-ED

Ervis Iljazaj

Ka disa kohë që publicisti Fatos Lubonja artikulon tezën se, Bashkimi Europian nuk duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë. Këtë gjë e ka shprehur edhe dje në një intervistë dhënë për News24, “Nëse BE merr një vendim pozitiv për integrimin e vendit tonë, kjo do të ishte në të mirë të kryeministrit. Ndaj gjykoj që BE duhet të ndjekë politikë bllokuese për Tiranën zyrtare deri në largimin e shefit të qeverisë”.

Fatos Lubonja, ndoshta, me të drejtë është i shqetësuar për akumulimin e pushtetit në dorën e Kryeministrit, dhe vendimin e moshapjes së negociatave e shikon si të vetmen mënyrë për mos të legjitimuar një kryeministër të tillë, në të kundërt, pushteti i tij do të legjitimohej edhe më shumë. Në fakt, ky është një arsyetim totalisht i gabuar për dy arsye thelbësore.

Në radhë të parë, hapja e negociatave ose jo, nuk ndikon aspak në ndryshimin e politikës në Shqipëri. Ai vendim ka impakt deri në një farë pike, por nuk ndikon në largimin e Kryeministrit ose jo. Nëse një Kryeministër qëndron në pushtet ose jo, varet gjithmonë nga vota popullore. Edi Rama, nuk ka mbushur as edhe një vit nga zgjedhjet e fundit ku është votuar për të qeverisur. Po qeveris keq apo mirë, ky është një diskutim tjetër. Në këtë kuptim, kjo çështje do të rishqyrtohet nga elektorati shqiptar në zgjedhjet e ardhshme.

Aq më tepër që, suksesi i një qeverie nuk varet aspak nga ky vendim. Politika ka komplet një logjikë tjetër. Nëse do të ishte kështu, atëherë, Sali Berisha do të fitonte mandatin e tretë, pasi u liberalizuan vizat me Shqipërinë.

Lexo edhe:

“Je i rrezikshëm”, Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë

Sulmet ndaj protestuesve, Lubonja: Rama i dëshpëruar, nuk mbrohet më me propagandë!

Në radhë të dytë, vendimi negativ për hapjen e negociatave, është një vendim i cili do të jetë një katastrofë për shqetësimin që Lubonja ngre, atë të një kryeministri të gjithëpushtetshëm. E vetmja mënyrë për të kufizuar pushtetin e kryeministrit është hapja e negociatave. Në të kundërt, nëse Shqipëria do të ngelet e izoluar nga procesi i integrimit, mund të imagjinohet fare kollaj, dhe faktet e kanë treguar, që gjithmonë e më shumë pushteti politik do të përqendrohej në dorën e Kryeministrit.

Procesi i integrimit europian dhe ecja në këtë drejtim, është e vetmja shpresë që politika shqiptare të monitorohet dhe të kufizohet. Sepse, politikëbërja do të futej në një procedurë të mirëpërcaktuar, ku hapësirat e politikës shqiptare do të jenë të kufizuara, po ashtu dhe pushteti i Kryeministrit.

Prandaj, një diskutim tjetër është nëse i meritojmë negociatat ose jo, dhe tjetër është nëse çelja e tyre e ndihmon Shqipërinë apo jo. Është fare e qartë, se hapja e negociatave vetëm sa e përparon politikën dhe shoqërinë shqiptare. Këtë gjë na e ka treguar historia me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Askush nuk mendon se Shqipëria e meritonte anëtarësimin në NATO për standardet që kishte ushtria jonë. Mirëpo, tanimë që jemi vend anëtar i saj, ushtria dhe siguria shqiptare është futur në një dimension tjetër, totalisht në favor të vendit.

Ka një kontradiktë tjetër në logjikën e Fatos Lubonjës. Nga një anë, mendon se e gjithë politika shqiptare është e kapur nga bandat dhe e korruptuar; nga ana tjetër, shpreson se Shqipëria mund të vetërregullohet. Si mund të bëhet e mundur një gjë e tillë, kur çdo qelizë e politikës shqiptare është e kapur sipas mendimit të Lubonjës?!

Kështu që, nuk ka rrugë tjetër, që politika shqiptare të rregullohet përveçse imponimit dhe shtrëngimit që vjen si pasojë e të qenit pjesë e Bashkimit Europian. Misioni i BE dhe ai ndërkombëtar në Shqipëri, mund të ketë 100 mëkate, por nëse gjatë tranzicionit do të mungonte prezenca e tyre, as që dua ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhte me këtë vend, duke parë klasën politike që kemi pasur.

Etiketa: ervis iljazajfatos lubonja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Je i rrezikshëm”, Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë

16:47 : 20/06/2026
AKTUALITET

Sulmet ndaj protestuesve, Lubonja: Rama i dëshpëruar, nuk mbrohet më me propagandë!

15:14 : 15/06/2026
AKTUALITET

Lubonja: Ndërkombëtarët nuk duhet të mbyllin sytë ndaj sistemit korruptiv të Ramës

15:50 : 10/06/2026
AKTUALITET

Lubonja: Rama ka djegur disa breza, të rinjtë po kërkojnë t’u dëgjohet fjala

15:12 : 10/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Lubonja nxjerr librin, çfarë shkruante Rama kur ishte Ministër Kulture për vendet historike

21:55 : 01/06/2026
Para

Ndryshime në ‘listën e zezë’ të ALUZINIT, ja ndërtuesit që penalizohen nga Artan Lame

TË GJITHA

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

18:56 : 25/06/2026

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026

Mbreti Charles nuk do të jetojë më në Pallatin Buckingham në Londër

18:33 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasinoroyalnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibommeritbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet