Rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 1 Durrës, është vetëdjegur R.P. 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike, njoftoi Policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.