• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Taksa e re mbi banesat/Ja si llogaritet vlera e një shtëpie në Tiranë

10:10 : 03/06/2018
në EKONOMI

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të kalojë këto ditë, vendimin për aplikimin e taksës së re mbi shtëpitë e ndërtesat. Sipas projektvendimit të Bashkisë Tiranë, vlera e taksës për çdo shtëpi del nga çmimi i saj, që llogaritet nga tabela referuese e qeverisë për vlerën e një merti katror, duke u shumëzuar me koeficentin e miratuar në VKM-në e qeverisë për këtë taksë, që janë; 0,05% për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytezohet per banim; 0,2% për ndertesën/njësi në pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundoje ate sipas afatit të percaktuar në aktin e miratimit të kerkeses për leje ndërtimi.

Nëse një shtëpi në një zonë të Tiranës që është 100 metra katrorë ka vlerë referuese të çmimit nga tabela është 97.700,00 kjo shumëzohet me koeficentin që ka shtëpia e banimit 0.05 atëherë vlera vjetore e taksës del 4885 lekë. Dhe kështu me radhë për çdo vlerë që a zona që një qytetar banon mund të bëjë vetë llogarinë se sa do I përkasë të paguajë në vit për taksën e re të shtëpisë.

Baza e llogaritjes së taksës mbi ndërtesat është vlera e ndërtesës/njësise pronësore, që llogaritet në përputhje me një nga metodat e parashikuara në metodologjinë e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Detyrimi i takses mbi ndërtesën është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë.

Lexo edhe:

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

Bashkia Tiranë për qëllime zbatimi të taksës së pasurisë së paluajtshme “ndërtesë”, vepron në përputhje me ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, si edhe çdo akti tjetër nënligjor që ndihmon këtë proces.

Për qëllim të zbatimit të metodologjisë së miratuar nga Këshilli i Ministrave për përcaktimin e bazës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesë”, termat e mëposhtëm edhe në zbatim të këtij vendimi të këshillit bashkiak, kanë kuptimin si më poshtë:

Baza e llogaritjes se taksës se ndërteses është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara sipas metodologjisë së miratuar nga Keshilli i Ministrave. Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/njësine pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, dhe që reflektohen si më poshtë edhe ne këtë vendim:

a. 0,05% per ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytezohet per banim;

b. 0,2% për ndertesën/njësi në pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

c. 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundoje ate sipas afatit të percaktuar në aktin e miratimit të kerkeses për leje ndërtimi.

Përjashtohen nga taksat mbi ndërtesën:
a. Pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdorën për qëllime jofitimprurese;

b. pasuritë në pronesi të shtetit, të kaluara me vendim të Këshillit të Ministrave, nën administrimin e shoqërive publike shtetërore;

c. ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

d. banesat sociale në pronësi të bashkive;

e. pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale;

f. ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;

g. strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit ne legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name” ;

h. ndërtesat e banimit të kryefamiljareve që përfitojne pension pleqërie ose pension social, që janë me banim në fshat ose qytet, kur familja përbehet vetëm nga pensionistët;

1. ndertesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

j. ndërtesat kulturore, nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore.

Etiketa: keshilli bashkiaktaksa mbi banesatTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

15:27 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

08:50 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut duart pacientes

21:16 : 05/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Para

Boksieri shqiptar mposht rivalin rus, shpallet kampion Europe

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com