• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prisnit faturë uji më të “kripur” në prill? Taksa e ndërtesës vjen 100 lekë, edhe e majit njësoj

11:02 : 28/05/2018
në AKTUALITET, EKONOMI

Të gjithë ata që kanë marrë faturën e muajit prill nga Ujësjellës-Kanalizime në qytetin e Tiranës mund të jenë surprizuar kur kanë zbuluar se taksa e ndërtesës rezulton të jetë 100 lekë, të paktën për familjarët. Për bizneset taksa në faturë rezulton “zero” dhe kjo lidhet me faktin se detyrimin për këtë kategori e mbledh Drejtoria e Taksave Vendore.

Ujësjellësi shërben si agjent tatimor për arkëtimin e disa taksave të Bashkisë ku mes të cilave edhe ajo e ndërtesës e cila duke nisur nga 1 prilli llogaritet me një metodologji të re. Fakt është që në faturën e prillit vijon të aplikohet taksa e vjetër. Kjo sepse Bashkia e Tiranës duhet që të përllogarisë në total detyrimin që ka secili nga qytetarët sipas metodologjisë së re dhe këtë më pas ta kërkojë të zbatuar në sistemin e ujësjellësit për ta arkëtuar përmes faturës së ujit.

Burime nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë thanë për “Monitor” se duke qenë thjesht agjent nuk kanë informacion se në çfarë faze është puna në Bashki lidhur me taksën e ndërtesës ndaj për prillin është vijuar me taksën sipas metodologjisë së vjetër.

“Deri më tani nuk na ka ardhur kërkesë për të bërë ndryshime në sistem ndaj po vijojmë me taksën ashtu sikurse ka qenë edhe më parë por se në momentin që Bashkia do ta kërkojë do të vijohet me implementimin” u shprehën të njëjtat burime.

Kjo do të thotë që edhe për muajin maj fatura që do të merrni në qershor nuk do të përfshijë taksën e ndryshuar të ndërtesës pasi na ndajnë vetëm pak ditë nga mbyllja e muajit dhe ndryshimet në sistem kërkojnë kohën e tyre.

Duke qenë një taksë vjetore Bashkitë në përgjithësi, jo vetëm ajo e Tiranës, kanë mundësi që ta arkëtojnë edhe vetëm me një këst. Pra mund të mos e arkëtojnë muaj pas muaji por ta përfshijnë në një të vetme në fund të vitit. Kjo mund të jetë më e thjeshtë për to por sigurisht pesha do të ndjehet më shumë në xhepat e qytetarëve të cilët do ta kishin më të thjeshtë pagesën me këste mujore të taksës.

Lexo edhe:

Dita e dytë e rinumërimit në Tiranë, dalin vota shtesë për PS e PD

Raketa Starship e Space X shpërthen gjatë provës në Teksas (VIDEO)

Bashkia e Tiranës duket të ketë edhe volumin më të madh të punës e lidhur jo vetëm me numrin e madh të ndërtesave që ndodhen në territorin e saj por edhe me larmishmërinë e çmimeve referencë për zona të ndryshme duke e bërë të vështirë mbylljen në afatshkurtë të gjithë përllogaritjeve.

Qeveria vendosi “shtyrje” të taksës së pronës
Vetëm pak ditë më parë Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj bëri me dije se viti 2018 do të jetë një vit tranzitor për zbatimin e takës së reformua të pronës që ka në bazë vlerën e saj sipas tregut. Kjo sipas tij erdhi pas një kërkese të bashkive ku disa prej tyre ende nuk ishin gati për zbatimin sipas modelit të ri. Në këto kushte Financat vendosën që të gjithë ato bashki që kanë mundësi të zbatojnë metodologjinë e re të vijojnë me arkëtimin sipas saj. Pjesa që e ka të pamundur duhet të arkëtojë taksën sipas metodologjisë së vjetër. Gjithsesi nga 1 janari 2019 të gjithë duhet të zbatojnë taksën sipas asaj që përcakton ligji që ka hyrë në fuqi nga 1 prilli 2018.

Bashkitë nga ana tjetër kanë konfirmuar për “Monitor” se sfida e tyre reale mbetet plotësimi i bazës së të dhënave pasi ky është edhe ngërçi më i madh që ata hasin në lidhje me zbatimin e taksës sipas metodologjisë së re. Aktualisht një pjesë e tyre kanë ngritur grupe pune për të bërë edhe verifikimet në terren dhe për të hartuar tabelat me detyrimet sipas çmimeve referencë të dërguara nga Financat.

Taksa e re e pronës do të llogaritet për individët sa 0.05 për qind e vlerës së ndërtesës kurse për bizneset a 0.2 për qind e vlerës së saj. Bashkitë kanë të drejtë që sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak ta ulin apo rrisin me 30 për qind shkallën e vendosur nga qeveria sipas analizave që bëjnë secila prej tyre. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dita e dytë e rinumërimit në Tiranë, dalin vota shtesë për PS e PD

09:53 : 19/06/2025
BOTA

Raketa Starship e Space X shpërthen gjatë provës në Teksas (VIDEO)

09:46 : 19/06/2025
Teknologji

Paralajmërim për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

09:44 : 19/06/2025
SHOW BIZ

Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?

09:21 : 19/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025
BOTA

Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit?

09:06 : 19/06/2025
Para

Planet e balerinës shqiptare “4 vjet kryeministrja juaj”

TË GJITHA

Dita e dytë e rinumërimit në Tiranë, dalin vota shtesë për PS e PD

09:53 : 19/06/2025

Raketa Starship e Space X shpërthen gjatë provës në Teksas (VIDEO)

09:46 : 19/06/2025

Paralajmërim për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

09:44 : 19/06/2025

Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?

09:21 : 19/06/2025

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025

Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit?

09:06 : 19/06/2025

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

08:57 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com