Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërëisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cilat gjykatat kanë vendosur në favor të insitucionit. Shifrat i ka bërë publike Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI). Gjatë raportimit të ecurisë së të ardhurave të institucionit ku një zë është nga ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shklejes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqsore që kanë marrë formë të prerë.
Shifra e ekzekutimit nga përmbarimi është të paktën 3 herë më e lartë sesa ajo e raportuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë kur regjistronte në total 36 raste.
Sakaq ILDKPKI ka arkëtuar gjoba që kanë paguar në mënyrë vullnetare nga zyrtarët 25 raste me një vlerë prej 4 milionë lekë. Kjo tendencë është në rënie në raport me një vit më parë kur vullentarisht u paguan në arkën e ILDKPKI 77 raste gjobash me një vlerë 14 milionë lekë.
Të ardhurat gjithsej të Inspektoratit për periudhën janar-prill 2018 janë 15 milionë lekë dhe të gjitha shkojnë në buxhetin e shtetit.
ILDKPKI ka analizuar disa nga shpenzimet kryçe të saj të lidhura me funksionimin e institucionit, stafin prej 70 personash të punësuar pranë tij, blerjen e një seri mallrash dhe shërbimesh si dhe programe të veçanta. Në raport me një vit më parë shpenzimet e ILDKPKI janë rritur me të paktën 12 për qind duke arritur në 41 milionë lekë. Kjo pjesërisht argumentohet me hyrjen në fuqi në mes të vitit të kaluar të kuadrit që lidhej me sinjalizuesit apo siç njihen në zhargon “bilbilfryrësit”./Monitor.