Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit me armë në një shkollë të mesme në Santa Fe të Teksasit.
“Të shtëna në një shkollë në Teksas. Raportet e hershme nuk po duken mirë. Zoti i bekoftë të gjithë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij personale në Twitter.
Sulmi la të vdekur 8 persona, shumica e të cilëve ishin studentë, ku një person i armatosur qëlloi brenda në klasë