Tifozët e Vllaznisë janë organizuar dhe po qëndrojnë përpara Bashkisë së qytetit për të shprehur indinjatën e tyre. Ata fajësojnë për këtë drejtuesit e Bashkisë.
Tifozët kanë gjuajtur me vezë drejt dyerve të Bashkisë. Klubi Vllaznia administrohet nga institucioni vendor dhe ata, sipas tifozëve nuk e kanë menaxhuar si duhet situatën.
Këtë vit në ekipin shkodran kanë luajtur edhe shumë lojtar vendas. Gjithashtu tifozët kanë sharë edhe me fjalor banal drejtuesit dhe kanë brohoritur ekipin e tyre.