Këtë të premte (4 maj) ai festonte 50-vjetorin. Por gazetari i njohur u detyrua të lexojë live në emision një “lajm” i postuar në rrjetet sociale, për vdekjen e tij.
Arjan Çani e priti me humor këtë lajm, ndërsa lexoi të plotë mesazhin për “vdekjen e tij”.
Një pjesë tjetër e cila shkaktoi po ashtu të qeshura ishte edhe mesazhi i Kastro Zizos që u lexua po nga moderatori.
“Shumë e bukur letra Çani, po e deshe pronarin e faqes ta tregoj unë”, i shkruante Kastro, Arianit.