Helmi i kërmillit të detit përmban një qetësues rreth 100 herë më të fortë se morfina dhe punon në doza shumë më të ulëta pa krijuar varësi ndaj tij.
Ai quhet konus magus dhe zakonisht përdoret kur morfina nuk jep më efekt.
Kërmilli i detit përdor helmin për të paralizuar peshkun para se ta kafshojë dhe ky helm përbëhet nga qindra peptide, të cilat janë vargje të shkurtra të aminoacideve që formojnë proteinat, shumica e të cilave janë të dëmshme për njeriun.
Por një peptid i veçantë në helm mund të reduktojë ndjeshëm dhimbjen ndjeshëm dhe mund të përdoret në kushte ekstreme të dhimbjeve të forta.
Këto zbulime mund të çojnë në terapi të reja për trajtimin e dhimbjeve dhe të reduktojë përdorimin e morfinës e cila i bën njerëzit e varur si dhe shkakton një sërë efektet të rrezikshme anësore.