• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BSH bën vrojtimin alarmant: Familjet shqiptare marrin borxh për ushqim

08:34 : 27/04/2018
në AKTUALITET, EKONOMI

Të ardhurat e familjeve shqiptare po pakësohen, ndërsa shpenzimet e tyre po shtohen. Kjo i detyron që të marrin borxh, kryesisht për konsum. E thënë ndryshe, për ushqim dhe për  plotësimin e nevojave të tjera të përditshme.

Kjo situatë alarmante ka rezultuar nga Vrojtimi  i Gjendjes Financiare dhe Huamarrjes së Familjeve, që kryhet çdo gjashtë muaj nga Banka e Shqipërisë, mbi një kampion rastësor prej 1.209 familjesh, nga të cilat rreth 56% jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit.

Vrojtimi ka treguar se niveli  i  të  ardhurave  të  familjeve  ka  shënuar  rënie  gjatë  gjashtëmujorit, ndërsa niveli i shpenzimeve ka vijuar prirjen rritëse, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura-shpenzime).

“Rreth 28% e familjeve deklarojnë se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar me një vit më parë.  Në 37% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione jobankare) në formën e produkteve të kredisë dhe në 63% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht para në dorë”, vlerësohet në vrojtimin e BSH-së.

Ekspertët e institucionit mbikëqyrës bankar vlerësojnë se ndryshe nga struktura e frekuencës së rasteve të huamarrjes, shpërndarja e tepricës së saj tregon që rreth 82% e saj është siguruar nga burime formale dhe 18% nga burime joformale dhe kjo strukturë është zhvendosur në favor të huamarrjes formale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe një vit më parë.

Lexo edhe:

Netanyahu sulmon Albanesen: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

Vrasja e Artur Bashimit larje hesapesh? Vëllai i tij, bashkëpunëtor i vrasësve të Artan Cukut

Sipas vrojtimit, tre qëllimet kryesore të marrjes borxh mbeten: për konsum (42% e rasteve të huamarrjes), blerje/riparim prone (26% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (12% e rasteve). Gjatë periudhës së  vrojtuar,  peshat  e  rasteve  të  huamarrjes  për  konsum  dhe  blerje  prone  kanë  shënuar rënie.

“Në tepricën e huamarrjes, rreth 46% e tepricës së huasë deklarohet për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 31% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe vetëm 6% për ‘qëllime konsumi’. Në përbërje e tepricës sipas monedhës rezulton se 92% e saj deklarohet në lek dhe vetëm 8% në euro”, vlerëson Banka e Shqipërisë në vrojtimin e saj.

Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të huasë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar prirjen rënëse të normës së ponderuar të interesit të kredisë për individët.

Shumica  e  familjeve  huamarrëse  kanë  deklaruar  se  aftësia  e  tyre  paguese  nuk  ka ndryshuar gjatë periudhës, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përkeqësim.

Edhe situata në vijim nuk pritet të ketë ndryshim për këto familje. Sipas vrojtimit të BSH-së, shumica e familjeve (rreth 72%) nuk presin ndryshim të aftësisë paguese në gjysmën e parë të vitit 2018, ndërsa pjesa tjetër, (pra ata që presin “përkeqësim” dhe ata që presin “përmirësim”), kanë rezultuar në numër të barabartë.

Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2018 ka rezultuar pothuaj në nivelin e mesatares afatgjatë por me prirje të lehtë rritëse, çka mund të sinjalizojë një gjallërim të kërkesës për kredi nga sektori i individëve.

Lajme të lidhura

BOTA

Netanyahu sulmon Albanesen: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

17:03 : 19/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e Artur Bashimit larje hesapesh? Vëllai i tij, bashkëpunëtor i vrasësve të Artan Cukut

16:44 : 19/08/2025
BOTA

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

16:18 : 19/08/2025
AKTUALITET

Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë në depozitën rezervë të makinës, arrestohet 61-vjeçari

16:03 : 19/08/2025
RAJONI

Gjykata Speciale vendos kufizime për vizitat e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë

15:55 : 19/08/2025
AKTUALITET

Dyshohet se e kanë vrarë bandat, zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë

15:40 : 19/08/2025
Para

Gjermania vendos të rishikojë mbi 4 mijë vendime për azil politik

TË GJITHA

Netanyahu sulmon Albanesen: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

17:03 : 19/08/2025

Vrasja e Artur Bashimit larje hesapesh? Vëllai i tij, bashkëpunëtor i vrasësve të Artan Cukut

16:44 : 19/08/2025

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

16:18 : 19/08/2025

Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë në depozitën rezervë të makinës, arrestohet 61-vjeçari

16:03 : 19/08/2025

Gjykata Speciale vendos kufizime për vizitat e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë

15:55 : 19/08/2025

Dyshohet se e kanë vrarë bandat, zhduket bosi shqiptar i drogës në Spanjë

15:40 : 19/08/2025

KLP dhe rënia e faqes zyrtare: Kur papërgjegjshmëria bën dëm dhe gënjeshtrat janë mbrojtja e vetme

15:20 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com