Vetingu, japin dorëheqjen 300 efektivë në Polici dhe në Gardë

Që prej nisjes së procesit të vetëdeklarimit më datë 5 prill, 300 punonjës Policie dhe të Gardës së Republikës kanë dhënë dorëheqjen.

Megjithëse nuk ka të dhë- na zyrtare për numrin e punonjësve të larguar gjatë procesit të vetingut, burimet thanë se dita-ditës efektivë në të gjithë drejtoritë vendore kanë hequr dorë nga detyra. Mësohet se 4 prej të larguarve janë drejtues të lartë, ndërsa 100 janë punonjës të Gardës.

Motivi i dorëheqjeve, më shumë se frika nga vetingu, duket se ka qenë paqartësia në plotësimin e formularëve apo edhe koha që, sipas tyre, ka qenë e pamjaftueshme. Në fakt, shifrat mund edhe të trefishohen deri më datë 5 maj, kur është parashikuar afati i fundit për dorëzimin e formularëve.

Sindikata e Policisë parashikon që deri më këtë datë mund të largohen nga Policia e Shtetit të paktën 2 mijë punonjës Policie, pa llogaritur ata të Gardës së Republikës, apo të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

 

DOKUMENTET

Nga ana tjetër, qindra efektivë vijojnë të jenë të paqartë sa i përket dokumentacionit shoqërues. Ata shprehen se, ligji i vetingut e parashikon qartë që dokumentet janë të domosdoshme. Megjithëse zv.ministri i Brendshëm, në disa intervista është shprehur se dokumentet nuk janë të nevojshme, punonjësit e Policisë vazhdojnë të mbledhin dokumentacionin.

“Nëpërmjet medias jemi njohur me deklaratat e zv.ministrit se dokumentet nuk duhen. Por ne deri tani nuk na ka ardhur një udhë- zim me shkrim, apo telegram, që të na konfirmohet zyrtarisht ky fakt. Në këto kushte jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Ligji thotë që duhen dhe ne po përpiqemi t’i grumbullojmë, nëse do kemi kohë”, shprehen disa punonjës Policie.

LEXO EDHE  Padia në gjykatë/ Etilda Gjonaj, shantazh Përmbaruesve Privatë me “veting ministror”

PUNA INFORMALE

Një punonjës Policie që ka përfituar të ardhura nga punë informale që mund të ketë kryer, mjafton t’i deklarojë në formularin e pasurisë dhe nuk kërkohet asnjë dokument shoqërues. Por edhe këto të ardhura e kanë një limit. Vetingu pranon deri në 1.5 milionë lekë të rinj, të përfituara jashtë kontrollit tatimor.

Ky “lëshim”, në funksion të vetingut në Polici, ka ardhur pasi qindra punonjës Policie, pranojnë të kenë punuar “në të zezë”, si brenda dhe jashtë vendit. E për të justifikuar të ardhurat e përfituara në informalitet, është gjetur si zgjidhje vetën deklarimi i tyre në formular, pa pasur nevojë për ndonjë dokument shoqërues.

Në një intervistë që dha pak ditë më parë për gazetën “Panorama”, zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, foli edhe për punën që shumë punonjës Policie mund të kenë kryer në “të zezë”. Sipas tij, mjafton thjesht që të deklarohen të ardhurat që janë përfituar nga puna informale dhe gjithçka është në rregull. Madje, ai premtoi që, në rast se do ketë ndonjë pasaktësi apo gabim në përllogaritjet e të pasurisë, askush nuk do të penalizohet./panorama/



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here