Rama lë penelin, kap “furçen”, e konsideron Merkelin si Papë

Nga Boldnews.al

Sjelljen qesharake për sytë e të tjerë e ka kthyer në normë me veten, madje ka bindje se ai di të manipulojë, flasë bukur dhe lëshojë mesazhe që janë përtej së tashmës. Kryeministri Edi Rama, pak orë para se të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka folur për mediat vendase, duke habitur jo pak me deklaratën e tij, që më shumë ishte një elozhe që edhe vetë Merkel nuk do e donte. “Angela Merkel është një kampione evropiane. I gjithë rajoni i Ballkanit ka shumë shpresë tek ajo. Pra, është normale që çdo shef qeverie në Ballkan që shkon në Berlin të ndihet pak si pelegrin që dëshiron të takohet me Papën”, ka thënë Rama në intervistën për RND.

Rama është shpresëmadh se Merkel do të ndikojë që jo vetëm Gjermania ti hapë dritën  jeshilë Shqipërisë për tu anëtarëuar në BE, por edhe të ndikojë në dy vendet e tjera skeptike si Franca dhe Holanda. Së pari, Rama duhet të kapërcejë barrierën Berlin, dhe këtë po tenton ta bëjë më shumë duke bërë deklarata qesharake dhe komplimenta si të një “adoleshnti” në tentativë burrërimi, sesa të paraqesë raporte konkrete mbi arritjet e Shqipërisë.

Gazeta gjermane “Die Ëelt”, publikoi një artikull kritik në lidhje me arritjet e qeverisë shqiptare dhe nuk ka ngurruar të jetë po aq skeptike edhe për kryeministrin tonë. “Ish-basketbollisti dhe artisti në Berlin do të synojë me sharmin e tij të bëjë për vete kancelaren Merkel që të marrë mbeshtetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”, shkruan gazeta dhe më pa shkon drejt e në thelb të problematikës, që shumë e dinë, por pak e thonë. “Dhe vërtet Rama, një socialist ..ka se ç’të tregojë. Ekonomia rritet, Tirana mbushet me fasada që shkëlqejnë, një reformë në drejtësi e kërkuar nga BE ka marrë udhë…Por që ka njerëz që janë skeptikë, kur shtrohet pyetja për Shqipërinë që të bëhet sa më shpejt anëtare e BE-së, kjo lidhet edhe me histori si kjo: Në tetor prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri…sepse emri i tij përmendej disa herë në telefonatat mes tregtarëve shqiptarë dhe italianë të drogës”.

LEXO EDHE  Nexhmia nuk ka vdekur!

Pikërisht etiketimi i problemit, që nuk lidhet vetëm me një emër të përvetshëm si ajo e ish-ministrit të Bredshëm Saimir Tahiri, por me fenomenin në përgjithësi bëjnë që kancelarja gjermane të jetë edhe ajo në dilemën e skepticizmit. Gjeopolitikisht do i interesonte një Shqipëri në BE, çka nënkuptonte jo vetëm zgjerimin, por edhe një stabilitet më të madh në Ballkan, por e vënë para fakteve të pamohueshme, do e ketë të vështirë të bindë deputetët e saj, e më pas opozitarët.

Për nga lufta kundër korrupsionit kryeministri Edi Rama është “memec”, pasi çdo raport serioz e konsideron si një nga problemet më të mëdha, për më shumë që vetëm pak ditë më parë në konkluzionet e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhej shprehimisht se: “korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes”. Ndërsa shtoi se “ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”.

Nga ana tjetër, mediat gjermane përmendin edhe raprtin e Interpolit për vitin 2017, ku thuhet se: “Shqipëria renditet ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Europë, ky vend përshkruhet si pikë e rëndësishme e tregtisë me kokainën dhe heroinën.” Korrupsionit në nivele të larta të pushtetit, fenomentit të prodhimit dhe trafikimit të drogës, kryeministri Edi Rama nuk i shpëton vetëm me “furçe” dhe komplimente drejtuar kancelares gjermane Angela Merkel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here