• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Moshat U-19/ Partizani leksion Tiranës në derbi, Vllaznia e Flamurtari nuk falin

17:40 : 16/04/2018
në SPORT

Lexo edhe:

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

U luajtën këtë javë takimet e vlefshme për javën e 19-të në grupet A dhe B të Kategorisë Superiore, për moshat U-19. Në derbin e kryeqytetit, Partizani i dha një leksion Tiranës, teksa fitoi thellë me shifrat 5-2. Fitore shënuan edhe Vllaznia e Flamurtari. Më poshtëm skedat e të gjitha takimeve të kësaj jave.

Derbi i të rinjve ka folur për Parti zanin, me të kuqtë e Ylli Shehut që shpartalluan Tiranën 5-2. Joan Çela shënoi një dopietë, ndërsa serinë e golave e hapi kapiteni Franci Lala, që edhe pse mbrojtës ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Ndërsa Rinald Haxhiu dhe Elian Çelaj plotësuan fitoren e të kuqve ndaj skuadrës së drejtuar nga Luan Sengla. Derbi nisi menjëherë me të kuqtë që e zhvendosin lojën në gjysmëfushën e Tiranës. Nuk kalojnë as 10 minuta lojë dhe vendësit kalojnë në avantazh. Pas një krosimi në zonë, Lala kërcen fort në shtyllën e dytë, duke e dërguar topin në rrjetë. Partizani është më i qartë në lojë dhe gjatë një goditjeje nga këndi në të 14-ën, Haxhiu përfiton duke dyfishuar rezultatin, sërish me kokë. Loja bëhet më e bukur në vazhdimësi. Në minutën e 26-të, Veriu arrin të shënojë në portën e të kuqve, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Në këtë moment do të kemi protesta të shumta nga bardheblutë. Pa u mbyllur ende pjesa e parë, Partizani arrin të trefishojë rezultatin, ku Çelaj pas një aksioni personal, shmang disa mbrojtës të Tiranës dhe e dërgon topin në rrjetë. Në këtë moment u duk sikur gjithçka përfundoi, por Tirana nuk dorëzohet dhe rihap ndeshjen me kapitenin Zenuni. Ky i fundit, me një goditje të bukur nga distanca, befason portierin e të kuqve. Pjesa e dytë nis me sulme të shumta nga Tirana dhe në minutën e 52-të, Keqi ngushton diferencën në 3-2, me një goditje të saktë në hyrje të zonës. Bardheblutë janë më të qartë dhe i afrohen golit të barazimit, por Veriu shpërdoron një mundësi të artë, ku gabon nga fare pranë portës. Tirana është e gjitha në sulm dhe të kuqtë përfitojnë, pasi Çela i sapofutur në lojë pas një kundërsulmi të shpejtë, shënon golin e katërt me një goditje të fortë diagonale. Tirana duket e dorëzuar dhe në fund të takimit vjen edhe goli i pestë për të kuqtë, ku është përsëri Çela që shënon pas një galopimi të gjatë. Gjithçka mbyllet 5-2, me Partizanin që merr një fitore të rëndë- sishme dhe vijon luftën për të qenë në zonën “play-off” dhe pretenduar titullin.

Lajme të lidhura

SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025
SPORT

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025
SPORT

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025
BOTA

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025
Para

Moska bën deklaratën e fortë për Britaninë dhe SHBA, thotë se ka prova të pakundërshtueshme për…

TË GJITHA

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

22:21 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com