• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

‘Kur i përmendej emri, dridheshin’, kush ishte ‘gangsteri’ i Prishtinës që iu dedikua dhe këngë

16:02 : 16/04/2018
në RAJONI

Kur i përmendej emri, kishte edhe të tillë që dridheshin. Gani Krasniqi, që në Prishtinë dhe kudo në Kosovë njihet si Gani Kolovica, ka një karrierë të famshme në fushën e luftërave private përmes stilit ‘fer’, e që ishte frymë e kohës së viteve 70. Lufta nuk kishte pas vetes policë as shtet, por pas saj qëndronin besnikëria dhe rregullat e pashkruara që respektoheshin në përpikëri prej aktorëve që rriheshin në vendin e caktuar.

 

 

Gani Kolovica me 30 vjet me beteja nuk ka dal kurrë humbës. Jeta e tij prej kampioni është përshkuar me një besnikëri të rrallë burri dhe pastërti njerëzore e kombëtare, që rrallë haset ndokund në botë. Ja kishte ënda për fuqi, por atë nuk e vinte në shërbim të së keqes. Karriera e tij është një ekspozim burrëror në shërbim të njerëzve të pambrojtur, në shërbim të kombit dhe në mposhtje të së keqes. Ishte ai që për herë të parë krijoi rend në korzonë e Prishtinës, duke ua treguar bandave serbe të kohës vendin në shëtitoren e Prishtinës dhe duke ua krijuar shqiptarëve sheshin kryesor në shëtitore. Ishte ai që krijoi rend të ri ndëretnik në Prishtinë, ku serbët që trashëgonin fuqinë shtetërore të dhunës, u “pajtuan” nën grushtet e tij, të lëshojnë pe para njeriut të quajtur Gani Kolovica. Afirmitetin më të madh e arriti në prag të vitit 1970, kur në parkun “Tok bahçe” të Prishtinës, rrahu Arkanin, i njohur si prijës i bandave serbe, e që vinte te dajallarët e vet në Prishtinë. Përgjakja e Arkanit nga grushtet e fortë të Ganiut, këtij të fundit i dha epitetin e të pamposhturit. Dhe, që nga ai moment më bandat serbe të Prishtinës nuk e kishin fjalën kryesore si dikur…

Në vitet 1989-90 Gani Kolovica, kur edhe ndërroi shumë nga imazhi i dikurshëm, u kyç në mbrojtje të shkollës shqipe në Prishtinë, duke i pastruar oborret e shkollave nga huliganët që pengonin procesin mësimor shqip në arsimin paralel të Kosovës. Atij sërish iu imponua zanati i vjetër: konfrontimi me huliganët, e që ata mendonin se tashmë ai ishte plakur. Për shumë vite Gani Kolovica ishte mbrojtje e shkollave shqipe në Prishtinë, gjë që e dinin pak njerëz. Edhe aq më pak njerëz e dinin se ai ishte në listën e pagave të punëtorëve të arsimit, me pagë ta barabartë me arsimtarët. Pas kësaj kohe ai u bë pjesëtar i UÇK-së, në të cilën zyrtarisht ishte polic ushtarak. Sot Gani Kolovica është invalid i luftës së UÇK-së dhe merr pension. Thotë se më i lumtur ishte në kohën kur mori pjesë në UÇK sesa sot. Për Gani Kolovicën dhe meritat në arsim e shumëçka tjetër është shkruar edhe në libra të ndryshëm.

Lexo edhe:

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

INTERVISTA ME ‘GANGSTERIN’
“Kosovarja” bëri një bisedë të gjatë me gangsterin e dikurshëm të Prishtinës, Gani Kolovicën: Jeta e tij e luftërave fer, që ishte frymë e kohës dhe fitoret nga ato beteja. Udhëtimet e tij për ta përballur fuqinë me ata që pretendonin se mund ta rrihnin kampionin e Kosovës e më gjerë në ish – Jugosllavi. Gani Kolovica është një kapitull i pambyllur i një bote inteligjente e të fuqishme i dijes. Ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm në shkollë dhe kurrë nuk ka shkaktuar incidente për qejfin e vet apo inatet e të tjerëve. Fuqinë e tij ia dedikoi gjithë jetën të mirës së popullit të vet.

Kush, në fakt, ishte Gani Kolovica? Pse të njohin më shumë si Gani Kolovica?
Është katundi im, Kolovica e Vjetër, prej nga edhe më quanin kështu dhe, në fakt, më shumë më njihnin me këtë mbiemër sesa me mbiemrin e vërtetë, Krasniqi. Kolovica tash është pjesë e Prishtinës. Por, unë kam mbetur në popull i njohur si Gani Kolovica.

Të kanë njohur dikur edhe si “Gangsteri i Prishtinës”. Pse me këtë shprehje?
Ka qenë frymë e kohës të rriheshim fer. Ka qenë dyluftimi në vende të caktuara ku i kemi matur forcat. Krejt kjo ka ndodhur në rini. Vendi i dyluftimeve ka qenë parku “Tok bahçja” në Prishtinë. Aty jam rrahur edhe me Zhelko Razhnjtoviq – Arkanin e Beogradit. Ai i kishte dajallarët në Prishtinë dhe vinte shpesh nga Beogradi në Prishtinë. Ka qëndruar shumë në Prishtinë dhe e njihte mirë Prishtinën.

Si ndodhi dyluftimi me Arkanin?
Arkani kishte dëgjuar për mua që isha i fortë. Kjo nuk i pëlqente dhe donte ta ruante fuqinë kampione të të fortit çdo kund në Jugosllavi. E pengonte emri im dhe zhvillimi im si i fortë, sepse kjo, me gjasë, edhe e kishte kuptimin e nënshtrimit të serbëve të Prishtinës. Po të dilte dikush që e merrte primatin e më të fortit në Prishtinë do të ndryshonin gjërat, ashtu sikur edhe ndodhi në realitet. Ai nuk më kishte llogaritur mua si të fortë në listën e tij të rrahjes dhe e kishte dërguar një shok timin për të kërkuar që të rriheshim, e unë e pranova. Ai i kishte marrë shokët e vet e unë me vete e kisha grupin tim, në të cilin bënin pjesë kryesisht vëllezërit dhe kushërinjtë e mi, sepse llogaritsha gjithmonë se nuk do më lënin në baltë në asnjë moment të vështirë të rrahjes. Ja kemi nisur rrahjes në “Tok bahçe” dhe jemi rrahur gjysmë ore. E kam rrahur me grushte e shqelma saqë e kam lënë të përgjakur të tërin. Ishte shumë i fortë. Kur e kam rrëzuar ai i ka mëshuar tokës me dorë në shenjë dorëzimi dhe më nuk i kam rënë grusht, sepse e pranoi humbjen. Pasi jemi ngritur në këmbë ia kemi zgjatur dorën njëri – tjetrit dhe ka mbaruar çdo gjë.

A ishte vështirë t’i dilje në dyluftim Arkanit?
Ka qenë guximi elementi i parë që kam dal në dyluftim me Arkanin. Por, ka qenë edhe etja për liri e shqiptarëve që më ka dhënë kurajë e guxim të bëj çdo gjë për lirinë tonë. Dikush duhej ta fillonte guximin dhe diku duhej të fillohej që ta shprehnim fuqinë tonë. Mënyrë tjetër aso kohe nuk kishte. Ishim shumë të shkelur dhe ndiheshim keq. Nuk më pëlqente të ndiheshim të poshtëruar para serbëve. Kjo më bënte të mos kisha frikë prej Arkanit e as prej asnjë serbi tjetër në Prishtinë, sepse kishte të tillë kapadainj, si, bie fjala, i quajturi Bane, që udhëhiqte bandat serbe kundër shqiptarëve.
A ndryshoi gjë në marrëdhëniet direkte fitorja ndaj Arkanit në Prishtinë?

Realiteti ishte – po. Për herë të parë publikisht u bë e qartë se një shqiptar rrahu një serb të fortë, që në Prishtinë njihej si kapadaiu i Prishtinës. Deri në atë kohë ai nëpër Prishtinë bënte çka donte dhe ia kishin frikën të gjithë. Së fundi edhe Reperi i famshëm kosovar Unikkatil, ka publikuar këngën e tij më të fundit solo, në të cilën tregon edhe një histori të shkurtër me Gani Kolevica-n. /Kosovarja

Lajme të lidhura

BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
AKTUALITET

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025
RAJONI

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025
AKTUALITET

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

09:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkon 5 punonjës dhe drejtorin

09:20 : 09/06/2025
Para

E përplas makina, vdes i moshuari në Kamëz

TË GJITHA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

09:23 : 09/06/2025

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkon 5 punonjës dhe drejtorin

09:20 : 09/06/2025

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com