• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Artan Cukut, bashkëshortja zbulon ‘sekretet’: E vetmja gjë që më mban në këmbë…

09:25 : 09/04/2018
në AKTUALITET

Si dje,  një vit më parë, jeta e Artan Cukut u pre në mes nga dora e një vrasësi me pagesë, që i kishte zënë pritë në hyrje të pallatit ku banonte me bashkëshorten e dy fëmijët.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, u qëllua për vdekje mbrëmjen e 8 prillit 2017, teksa po ngjiste shkallët për të shkuar në shtëpinë e tij. Sot, një vit pas ngjarjes, duket se hetimet kanë ngecur vetëm tek ekzekutori, i cili në fillim rrëfeu ngjarjen e më pas u tërhoq duke mohuar gjithçka.

Në një moment, kur u mendua se grupi hetimor ishte shumë pranë identifikimit e arrestimit të porositësve të krimit të rëndë, duket se gjithçka ka ngecur aty. Personi që shkrepi armën e i mori jetën Artan Cukut, nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë.

Nëse është thjesht paaftësi e organeve ligjzbatuese për ta bindur të bashkëpunojë, apo neglizhencë për ta çuar deri në fund hetimin, këtë nuk mund ta themi.

Por sot ka kaluar një vit dhe i arrestuari i vetëm për vrasjen e Artan Cukut, Mikel Shallari, jo vetëm që nuk është çuar për gjykim, por herë pas here kërkon lirinë, kur edhe ata që e porositën krimin vijojnë të jenë të lirë.

Lexo edhe:

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: A është ky problem?

Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana

ARTAN CUKU IN MEMORIAM

Në kujtim të jetës së Artan Cukut, të shtunën u organizua një takim homazh ku ishin të pranishëm familjarë, të afërm, miq e kolegë të tij. Në sallën ku ishin mbledhur të pranishmit u shfaq edhe një dokumentar i titulluar “Artan Cuku in memoriam”, i përgatitur nga gazetarja Ardita Bala.

Vëllai, kolegët më të afërt, miq, gazetarë, ish-eprorë të tij dhe bashkëshortja, Marjola Cuku, treguan anën tjetër të Artan, atë që nuk e njihnim. Bashkëshortja e tij, e cila në një moshë fare të re, u detyrua të rrisë e vetme fëmijët, djalin dhe vajzën, tregon se janë kujtimet me Artanin ato që e mbajnë ende në këmbë.

“Ishte ai babai që kërcente me vajzën, vetëm për ta lumturuar. Ishte ai babai që e shijonte. Ashtu siç ishte energjik në punë, ishte shumë energjik edhe me fëmijët. E vetmja gjë që më mban në këmbë, janë këto grimcat që mundohem t’i bëj bashkë dhe të them që ne jetuam bashkë shumë fort, intensivisht, rrëmujshëm, çmendurisht, por jetuam”, shprehet Marjola në dokumentar.

Por edhe vëllai i Artan Cukut, Mentori, e ndjen mungesën e tij. Ndërsa tregon se pavarësisht se nuk ishte më pjesë e Policisë, ai nuk kishte frikë e nuk ruhej nga askush.

“E thoshte hapur: Nuk kam pse të kem frikë, se jam në të drejtën e zotit. E ndjej pa fund mungesën e tij”, shprehet vëllai i Cukut. Pas shfaqjes së dokumentarit, të pranishmit u njohën edhe me një libër dedikuar Artan Cukut, të ideuar nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi.

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: A është ky problem?

13:44 : 27/07/2026
AKTUALITET

Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana

13:29 : 27/07/2026
AKTUALITET

Zbulim arkeologjik në Rromës të Vlorës, dalin në dritë rrënojat e një çezme të periudhës së hershme osmane

13:12 : 27/07/2026
AKTUALITET

Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

13:08 : 27/07/2026
AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar

12:56 : 27/07/2026
AKTUALITET

“Erdhi veza sot ku je, na thuj synin si e ke”, protestuesit ironi me shefin e komisariatit nr.1, Ervin Hasrama

12:40 : 27/07/2026
Para

Tortë me çizme dhe poezi, si e surprizuan Kryemadhin për ditëlindje

TË GJITHA

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: A është ky problem?

13:44 : 27/07/2026

Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana

13:29 : 27/07/2026

Zbulim arkeologjik në Rromës të Vlorës, dalin në dritë rrënojat e një çezme të periudhës së hershme osmane

13:12 : 27/07/2026

Shtyhet gjyqi ndaj të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit

13:08 : 27/07/2026

Goditet grupi i drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar

12:56 : 27/07/2026

“Erdhi veza sot ku je, na thuj synin si e ke”, protestuesit ironi me shefin e komisariatit nr.1, Ervin Hasrama

12:40 : 27/07/2026

Tirana ‘gëlon’ nga protestat/ Gazeta spanjolle: Rama bën ‘veshin e shurdhër’ dhe sfidon BE-në

12:32 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio girişiptv satın al