• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Taksë apo tarifë?

08:45 : 04/04/2018
në OP-ED

Fatos Çoçoli-Në çdo vend të botës, pagesa në hyrje të çdo autostrade është tarifë për mirëmbajtjen ose shlyerjen e investimit për atë rrugë. Sapo del nga Tetova dhe i afrohesh Shkupit, autostrada që të çon në të ka sportele ku paguan tarifën e saj. E njëjta gjë ndodh me autostradën pranë Podgoricës në Mal të Zi, si dhe me autostradat në Greqi. Pagesa e një rruge nuk mund të jetë taksë, pse taksa është një detyrim ndaj shtetit që e paguajmë të gjithë (për shembull taksën mbi televizionin publik), pavarësisht se sa e përdorim atë shërbim për të cilin paguhet taksa. Taksat janë detyrimet tona për të mbajtur shtetin në këmbë, që ai të na kryejë shërbime që privati nuk mund të na i kryejë. Kështu që, sado orekse politike dhe partiake mund të ngrihen dhe sillen rreth pagesës për Rrugën e Kombit, ajo është thjesht dhe vetëm një tarifë. Do të vilet për të siguruar mirëmbajtjen e një rruge jashtëzakonisht të kushtueshme, e cila për 8 vjet, që kur hyri në funksionim, as nuk është mirëmbajtur, as nuk është përfunduar tërësisht.

Sot rrezikon të shembet në shumë pjesë të saj, së bashku edhe me një urë! Shumë prej nesh ende nuk e kanë të qartë dallimin e taksës nga tarifa, por një drejtuesi të pushtetit vendor nuk i falet të mos e dijë. Kryebashkiaku i Kukësit foli se është dakord që të paguhen taksat. Duke menduar se taksë është edhe kjo që iu vu Rrugës së Kombit. Në fakt, është vetëm pagesë për mirëmbajtjen dhe përfundimin e saj. Ajo rrugë duhet të paguhet. Buxheti i Shtetit ka paguar mbi 1 miliard euro për të deri tani. Nuk mund të lëshojë para më tepër. Rruga është ndërtuar shumë keq, ka nevojë urgjente për t’u mbaruar dhe mirëmbajtur. Mirëmbajtja duhej dhënë që në fillim me koncesion dhe rruga të tarifohej që pas inaugurimit të pjesës më të vështirë të saj (aksit Rrëshen-Kalimash) në janar 2010. Ajo rrugë shkurton shumë kohë, karburant dhe amortizim makine dhe është e drejtë të paguhet për përdorimin e saj. Po të ishte vendosur tarifa që në fillim, askush nuk do të kishte kundërshtuar dhe nuk do të ishte ndjerë keq sot. Por kjo nuk u bë. U gabua nga të dyja qeveritë e periudhës 2010-2017. Qeveritë e viteve 2009-2013 dhe 2013-2017 nuk guxuan ta bënin, për shkak të kostos zgjedhore të kësaj mase.

Por tarifimi i rrugës është domosdoshmëri, që Buxheti i Shtetit të mos rëndohet sërish deri në rrënim. Kjo qeveri që kemi tani gaboi kur nuk foli qartë përpara qytetarëve të vet për përmbajtjen e kontratës koncesionare. Për faktin se ata që e përdorin më shumë gjatë një viti rrugën (janë banorët e qytetit të Kukësit dhe të fshatrave të këtij qarku) do të pajisen brenda 6 muajve me abone, duke paguar për çdo kalim shumë më pak. Madje t’u mëtonte njerëzve edhe se sa më pak do të paguanin kuksianët. Nuk e bëri këtë gjë si duhet ose fare dhe në protestë dolën shumë qytetarë të Kukësit e banorë të fshatrave përreth me të ardhura modeste ose të pakta. Që janë shqetësuar me plot të drejtë.

Kjo dalje u dha krahë atyre që kërkonin vetëm turbullira, për të shkatërruar dhe djegur sportelet e pagesës së rrugës. Në lojë është dinjiteti i shtetit, jo vetëm i qeverisë. Për të mos pasur shkatërrime dhe djegie të tjera, qeveria bëri mirë që mori 2 muaj kohë, për t’u shpjeguar qytetarëve të saj, sidomos kuksianëve, abonetë e kontratës koncesionare. Qeveria bën mirë të vërë mend me transparencën e plotë për koncesionet që jep. Shume prej tyre, të dhëna gjatë këtyre 11 viteve të fundit, kanë një të kaluar të errët dhe shumë problematike. Partneritetet Publik-Privat, një formë e re koncesioni për ne, kanë filluar të rëndojnë Buxhetin e Shtetit me pagesat vjetore të tyre. Për vitin 2017 paguam si shtet 56 milionë euro. Është pagesa e interesit sikur të kemi marrë borxh për 10 vjet një shumë prej një miliard euro! Këtë vit do të paguajmë edhe më shumë, 70 milionë euro.

Lexo edhe:

Video/ Rama kthen podiumin në skenë humori, imiton protestuesit

Përfundon protesta para kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt rrugëve të Tiranës

Çdo vit kjo faturë do të bëhet gjithnjë e më e kripur dhe e rëndë, sa herë që shtohen koncesionet ku paguan edhe shteti, apo Partneritetet Publik-Privat. Qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të dinë se ç’po luhet përtej fasadës dhe fjalëve të bukura për shërbimet mjekësore falas, apo për rrugët dhe shkollat që do të na i ndërtojë privati me formulën që duket magjike “Partneritet Publik-Privat”. Qeveria bën mirë ta nisë transparencën e plotë jo vetëm për Rrugën e Kombit në këto 60 ditë që i ka vendosur vetes, por për të gjitha Partneritetet Publik-Privat, që mendon të japë për programin 1 miliard euro të investimeve publike për këtë vit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Video/ Rama kthen podiumin në skenë humori, imiton protestuesit

20:45 : 07/06/2026
AKTUALITET

Përfundon protesta para kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt rrugëve të Tiranës

20:35 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Zvërnecin e gjeta të shkatërruar”, eksperti i mjedisit: Kjo protestë është kryengritje

20:25 : 07/06/2026
AKTUALITET

Protestuesja i përgjigjet Ramës: The se po prishim turizmin, por po na njeh gjithë bota

20:13 : 07/06/2026
AKTUALITET

Pankartat më pikante në protestë: O Ramë mblidh mend e kokës!

20:06 : 07/06/2026
AKTUALITET

Nis numërimi i votave në Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet e para

19:54 : 07/06/2026
Para

Facebook fshin dhjetëra llogari

TË GJITHA

Video/ Rama kthen podiumin në skenë humori, imiton protestuesit

20:45 : 07/06/2026

Përfundon protesta para kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt rrugëve të Tiranës

20:35 : 07/06/2026

“Zvërnecin e gjeta të shkatërruar”, eksperti i mjedisit: Kjo protestë është kryengritje

20:25 : 07/06/2026

Protestuesja i përgjigjet Ramës: The se po prishim turizmin, por po na njeh gjithë bota

20:13 : 07/06/2026

Pankartat më pikante në protestë: O Ramë mblidh mend e kokës!

20:06 : 07/06/2026

Nis numërimi i votave në Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet e para

19:54 : 07/06/2026

Turistët italian flasin në protestën para Kryeministrisë: Shqipëria ka një popull krenar, vazhdoni

19:40 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibomcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş