Mbi 2 mijë forca policie u angazhuan sot në Tiranë, në zonën përreth Gjykatës së Tiranës, ku u caktuan masat e sigurisë për 23 qytetarët e arrestuar pas protestës së të shtunës në Kalimash. I gjithë perimetri afër Gjykatës u vendos si kurrë më parë nën kontrollin policor, ku nuk lejohej as qarkullimi i këmbësorëve.
Imazhet që u shpërndanë mbi masat e sigurisë mund të krahasohen vetëm me pamjet e shkurtit 1991, ku pas rrëzimit të bustit të diktatorit, regjimi i atëhershëm diktatorial, morri në mbrojtje Bllokun komunist të kohës, duke rreshtuar ushtarë dhe pjesëtarë të sigurimit në urën qendrore në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Madje në atë kohë ka pasur një numër më të vogël forcash sigurie të vendosura mbi urë, sesa ajo çka sot u demonstrua në zonën pranë Gjykatës së Tiranës. Në foton e mëposhtme mund të bëni dallimin, nëse ka një të tillë.