Eurodeputeti, Knut Fleckenstein, i është drejtuar selisë blu pasditen e sotme për të takuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Raportohet se takimi ka nisur në ora 17:15. Ardhja e eurodeputetit lidhet me thirrjet e opozitës së bashkuar drejtuar qytetarëve për mosbindje civile.
Kujtojmë se për ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar fillimin e protestës dhe mosbindjes civile, ku siç edhe është bërë me dije do të bllokojnë disa nga rrugët kryesore të vendit.