Të ushqehesh i sigurt në këtë vend, duket një mision i vështrië. Po aq i vështirë, sa dhe të kesh informacionin e duhur për produkte të ndryshme ushqimore, po aq i vështirë sa të kesh një markë tënden dhe ta mbrosh. Dhe po aq mision i vështirë, sa një vendim gjykate apo marke, të gjejë zbatim.
Prej disa vitesh, të gjithë konsumatorët shqiptarë kanë parë në vitrinat e dyqaneve, në markete apo lokale, si dhe pafund reklama televizive, për pijen energjike B52, me ambalazh ngjyrë gri dhe për të cilën, pretendohej se prodhohej në Holandë e ky ishte produkti origjinal me këtë emër.
Majtas, pija energjike qe po imiton B52 nga Holanda, qe nuk lekohet te importohet dhe tregtohet qe nga janari 2018 dhe qe eshte çregjistruar si marke
Bavaria N.V në Holandë, deri para disa vitesh, nuk e njihte as vetë këtë produkt dhe kjo pijenuk ekziston në Holandë, por prodhohej vetëm më Shqipërinë. Por, ky produkt me vendim të gjykatave shqiptare, të të gjitha shkallëve, nuk prodhohet më për Shqipërinë dhe për asnjë vend tjetër.
Pija energjike B52, e vetmja e regjistruar si Marke dhe e lejuar te prodhohet e tregtohet ne Shqiperi
Gjykatat e Shkallës së Parë, e Apelit dhe ajo e Lartë, kanë pranuar kërkesën e kompanisë ARSENI SH.P.K, e cila e kishte markë të regjistruar pijen energjike B52 me kanaçe të zezë, e cila është e regjistruar dhe e marrë në mbrojtje, edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, nga Markat dhe Patentat, të cilat kanë çregjistruar markën tjetër B52 me ambalazh ngjyrë gri. Madje, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me shkresën me nr.protokolli 26579/2 të datës 19.01.2018, kanë njofruar shoqërinë Arseni shpk, pra e thënë më thjesht, kompaninë që ka të drejtën ekskluzive të B52 blu apo të zi dhe B2, si dhe degët e Doganave në të gjitha vendkalimet kufitare e Departamentin Operativ-Hetimor, “Për Miratimin e aplikimit për mbrojrjen e markës tregtare B52 me numër regjistrimi kombëtar 11992, numër ky që i përket shoqërisë “Arseni shp.k”. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, më 23.01.2018, me shkresën me numër protokolli 16/3, njofton Arseni sh.p.k për pronësinë e markes së tij dhe çregjistrimin e markës B52 ngjyrë gri që vinte nga Holanda.
Njoftimi i Drejtorise se Pergjithshme te Pronesise Idustriale, per çregjistrimin e Markes B52 ngjyre gri te prodhuar ne HolandeUrdheri i Drejtorise se Pergjithshme te Doganave per mbrojtjen e Markes B52 ne pronesi te Arseni sh.p.k dhe ndalimin e importit te B52 gri nga Bavaria ne HolandeVendimi i permbledhur i Gjykates se Larte per njohjen e Markes B52, pronesi e shoqerise Arseni shpk dhe çregjistrimin e B52 nga Holanda
“Ju njoftojmë se, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale regjistroi në regjistrin e markave Vendimin e Shfuqizimit të Markës me numër regjistri ndërkombëtar IR 1082916 në pronësi të Shoqërisë Bavaria N.V”, thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm, Elvin Lako.
Ndërsa shkresa e mësipërme e Drejtorisë së Doganave, me nr.protokolli 26579/2 të datës 19.01.2018, ndalon importin e kësaj pije në vendin tonë, pra e thënë në zhargonin e përditshëm të konsumatorit “B52 ngjyrë gri”.
Në këto kushte, konsumatorët shqiptarë, si dhe të gjitha njësitë tregtare të Republikës së Shqipërisë, duhet të dinë që, në tregun shqiptar, nuk duhet të ekzistojë apo qarkullojë më asnjë pije energjike me emrin “B52 me ambalazh ngjyrë gri”, e drejtë e cila i është hequr kompanisë Bavaria N.V, si dhe përfaqësuesit të saj në Shqipëri, “B.M” sh.p.k.
Që pas këtij vendimi të të gjitha institucioneve përgjegjëse, kompania ka ndërprerë reklamimin e saj në media, ndërkohë që po tenton të luhet një tjetër lojë, në dëm dhe rrezik të konsumatorit shqiptar, si dhe të kompanisë “Arseni” sh.p.k. e cila ka të gjitha të drejtat e prodhimit e tregtimit të kësaj marke, e cila është e regjistruasr në pronësi të saj.
Shoqëria “B.M”, po tenton të regjistrojë një tjetër emër, të quajtur 8S2, pije energjike, me të njëjtin ambalazh, imazh dhe çdo detaj, përveç një grremçi të germes B, duke e bërë të duket si 8. Ky produkt që gjendet në treg, në asnjë rrethanë nuk e bën konsumatorin që të zgjedhë një pije energjike tjetër, pasi është identike, në 99,9 për qind të detajeve, logos, ngjyrave të ambalazhit etj, me B52 ngjyrë gri, marke kjo e çregjistruar dhe që nuk lejohet të importohet apo prodhohet e tregtohet në vendin tonë.
Ligji Nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë induastriale”, neni 140, “për Shenjat e një marke” thotë se,
Çdo shenjë ose kombinim shenjash, që paraqitet grafikisht dhe që shërben për të dalluar mallrat apo shërbimet e një personi fizik ose juridik, nga ato të një personi tjetër fizik ose juridik, është markë që përfaqëson ato mallra ose shërbime, me kusht që të përmbushen kërkesat e neneve 141 deri në 143 të këtij ligji (në vijim do të quhet “markë”).
Përbëjnë marka shenjat e mëposhtme:
- a) fjalët, përfshirë emrat personalë, shkronjat, numrat, shkurtimet;
- b) shenjat figurative, përfshirë vizatimet;
- c) format dy ose tredimensionale, format e mallrave dhe/ose ambalazhimi i tyre;
ç) kombinimet e ngjyrave e të dritë-hijeve, si dhe ngjyrat në vetvete;
- d) çdo kombinim i shenjave, të përmendura nga shkronjat “a” deri në “ç” të kësaj pike.
Markat regjistrohen vetëm nëse ato mund të paraqiten grafikisht. Kjo lidhet veçanërisht me lloje të veçanta markash, si zëri dhe sinjalet e dritës, por jo vetëm me këto.
Pija B52, e cila po tenton te regjistrohet me emrin 8S2, identike me B52 nga Holanda, qe nuk lejohet te importohet më
Ndërsa Neni 143 I këtij ligji për “Refuzimin për shkaqe relative”, e zeza mbi të barshë shkruhet:
Marka nuk mund të mbrohet nëse përdorimi i saj bie në kundërshtim me të drejtat e mëparshme.
Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo duhet të deklarohet e pavlefshme kur:
- a) është e njëjtë me një markë të mëparshme dhe mallrat e shërbimet, për të cilat është aplikuar ose regjistruar ajo, janë identike me mallrat ose shërbimet, për të cilat është mbrojtur marka e mëparshme;
- b) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, e cila mbrohet për mallra apo shërbime identike ose të ngjashme dhe kur, për shkak të njëllojshmërisë ose të ngjashmërisë, ekziston mundësia e shkaktimit të konfuzionit te publiku, ku përfshihet edhe mundësia e bashkëlidhjes me markën e mëparshme;
- c) është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të mëparshme, edhe kur është për t’u regjistruar ose është regjistruar për mallra apo shërbime, që nuk janë të ngjashme me ato, për të cilat është regjistruar marka e mëparshme, kur marka e mëparshme ka një reputacion në Republikën e Shqipërisë dhe përdorimi ose regjistrimi i markës në fjalë, pa shkak të arsyeshëm, fiton prioritet të padrejtë ose dëmton natyrën dalluese apo emrin e mirë të markës së mëparshme.
Marka nuk mund të regjistrohet ose, nëse është regjistruar, ajo deklarohet e pavlefshme, nëse cenon të drejtat e mëparshme, të fituara, si:
- a) të drejtën e emrit tregtar, me kusht që ky emër ose pjesa thelbësore e tij të jetë e njëjtë apo e ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet, dhe që pronari i emrit tregtar të prodhojë apo të sigurojë përkatësisht mallra ose shërbime, të njëjta ose të ngjashme me ato të markës, që kërkohet të regjistrohet;
- b) të drejtën e një personi, emri, mbiemri ose pamja e jashtme e të cilit është e njëjtë ose e ngjashme me markën, që kërkohet të regjistrohet;
- c) të drejtat e pronësisë industriale, përfshirë emrat e varieteteve të mbrojtura, bimore dhe/ose shtazore dhe të treguesve gjeografikë;
ç) të drejtat e autorit të një vepre ose të një pjese të saj, me kusht që ajo të jetë e njëjtë ose e ngjashme me markën, që kërkohet të mbrohet.
Pija B52 nga Holanda qe nuk lejohet te importohet e tregtohet ne Shqiperi dhe qe eshte çregjistruar nga Markat dhe Patentat
Marka nuk mbrohet, nëse është e njëjtë ose e ngjashme me një markë të regjistruar, për mallra apo shërbime të njëjta ose të ngjashme dhe nëse vlefshmëria e saj ka mbaruar për shkak të mbarimit të afatit të mbrojtjes, për një periudhë gjashtëmujore nga mbarimi i këtij afati.
Markë e mëparshme, në kuptim të pikës 2 të këtij neni, vlerësohet:
- a) marka, me një datë aplikimi për regjistrim më të hershme sesa data e aplikimit për regjistrim e një marke tjetër tregtare, duke pasur parasysh, kur është rasti, pretendimin për prioritet për atë markë, sipas nenit 147 të këtij ligji;
- b) marka, që është regjistruar më parë, nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare, në të cilën Republika e Shqipërisë është palë;
- c) aplikimi për një markë, sipas përcaktimit të shkronjave “a” e “b” të kësaj pike, në varësi të regjistrimit të tyre;
ç) marka, e cila, në datën e aplikimit për regjistrim, ose në datën e prioritetit, në rastet kur pretendohet për prioritet, është e mirënjohur në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 6 bis të Konventës së Parisit, te publiku i sektorit përkatës, si rezultat i përdorimit, përfaqësimit, publikimit ose reklamimit, në përputhje me parashikimet e DPPM-së dhe të autoriteteve ndërkombëtare.
Po të vini re në foto, ambalazhi i pijes B52 ngjyrë gri, e cila pas janarit 2018 nuk lejohet më të treghtohet në Shqipëri, tek germa B kishte një misht (në rreth), ndërsa imitimi i saj dhe tendenca për ta regjistruar si markë 8S2, nuk ka asnjë ndryshim në emërtim, në logo, në ngjyra, në dizajn e formë, përveç bishtit të germës B që është fshirë.
Për më tepër, përveç shkeljes kryekëput të ligjit, konsumatori është në rrezik. Kjo, pasi nëse më parë konsumonte një pije me ambalazh gri, që prodhohej në Holandë për Shqipërinë, tashmë pija e ashtuquajtur 8S2, nuk dihet ku prodhohet, nga vjen, nga kush prodhohet dhe sa të sigurt janë përbërësit e tij. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apo Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, nuk kanë kryer asnjë analizë të tij. Por mbi të gjitha, në çdo rast konsumatori është dhe i mashtruar, sepse niset të marrë prodhimin e mëparshëm B52 gri, nëse e shikon në një frigorifer apo stendë, pa e ditur se është një mashtrim në imazh, ambalazh dhe logo.