Disa vite më parë, kur kryeministri i sotëm ishte lideri i opozitës së djeshme, “ulërimat” dhe bërtitjet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishin të përditshme, në kohën kur Shkodra përmbytej, ndërsa sot nuk ka asnjë fjalë prej tij.
Ishte kjo deklarata “kujtuese” e kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili në një konferencë për shtyp tha se qeveria duhet të reagojë një orë e më parë për situatën dramatike në të cilën ndodhet Shkodra. Vasili akuzoi qeverisë se po bën çështë e mundur që të heqë nga kurrizi i saj përmbytjet që kanë kapluar Shkodrën
Vasili: Është skandaloze, e papranueshme, penalisht e rëndë e dënueshme, mos shpallja e emergjencës civile. Kjo bëhet vetëm e vetëm me një qëllim, që qeveria të mos marrë përsipër detyrimet mbi këtë fatkeqësi, e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me shkarkimet e jashtëzakonshme që KESH-I ka bërë. Është po e njëjta qeveri, e cila vite më parë kur ishte në opozitë, kërkonte me insistim, ulëriste, buçiste, Edi Rama vetë në vetë të parë, që të përmbytjet dhe shkarkimet nga KESH-I të trajtoheshin si një e tërë, ndërsa sot jo vetëm që nuk e trajtojnë si një e tërë, jo vetëm që nuk e shpallin gjendjen e emergjencës civile, jo vetëm nuk janë vetë të pranishëm, por po përpiqen me çdo kusht që I gjithë dëmi, që nga A-ja deri te ZH-ja, deri te leku më I fundit, të bjerë vetëm e vetëm mbi kurrizin e qytetarëve dhe të mos marrin asnjë pergjegjësi.
Vasili ka ironizuar gjithashtu zyrtarët më të lartë të qeverisë, duke thënë se deri dje kabineti bënte kudo “ekskursione” nëpër Shqipëri, ndërsa tani që qytetarët kanë nevojë për përkujdesje, askush nuk shkon në Shkodër.
Vasili: Qeveria e cila ka pasur zakon që si estradë lëvizëse, të lëviste dhe të bënte çdo fundjavë mbledhje nëpër Shqipëri pa asnjë objekt, vetëm e vetëm për qëllime bajate turistike, sot kjo qeveri që shëtit nëpër qytetet e Shqipërisë mungon në Shkodër, atëherë kur duhej të ishte më shumë se kurrë dhe i munguari I madh është vetë kryeministri i vendit, i cili edhe nëse sot të vendosë të shkojë në Shkodër, nuk ka nevojë të shkojë më. E ka humbur mundësinë për të shkuar në Shkodër.
E ka humbur të drejtën dhe politike dhe morale. Shkodra e priste që të kishte kryeministrin e vendit, që është mandatuar të qeverisë këtë vend, gjithë këto javë të tëra që po përvijon kjo situatë e rënduar dhe ai nuk qe. Qe në rolin e një zëdhënësi, një postues I rëndomtë fotosh, pamjesh etj në Facebook, për të folur për të gjitha llojet e temave të botës dhe për një emergjencë që ndodhet atje nuk flitet asnjë fjalë. Një gjë tjetër, e cila bie shumë në sy, për të cilën do doja ta sillja në vëmendjen e të gjithë opinionit publik, është dhe informacioni lidhur me situatën.
Sot televizionet shqiptare transmetojnë për Shkodrën lajme më pak se sa transmetojnë për Shkodrën në ditë normale. Kujtoj që në vitin 2010-2011 në dy përmbytjet e njëpasnjëshme që ndodhën në atë kohë në Shkodër, pikërisht te Radio Shkodra, por edhe diku gjetkë, ishin kushedi se sa media, të cilat instaluan studiot provizore dhe transmetonin Live nga Shkodra, një situatë e cila ishte vërtet e vështirë dhe problematike.
Sot informacionet nga Shkodra dhe transmetimet janë në nivelin më të ulët që kanë ekzistuar, janë më pak se sa transmetohet edhe për një ngjarje të rëndomtë. Informacioni për publikun është kaq shumë I izoluar sa asnjëherë më parë, saqë në përmbytjet e tjera të viteve më parë 2010-2011, koutat e hidrocentraleve dhe shkarkimet që ato realizonin, monitoroheshin dhe informohej publiku më së paku dy herë në ditë për gjithë dinamikën e tyre, sot ka ditë dhe ditë të tëra, ku nuk ka as edhe një informacion të vetëm. Fshehja dhe strategjia e izolimit të informacionit nga të gjitha anët është për të izoluar dhe për të fshehur mungesën e plotë të administrimit të situatës, lënien e situatës në dorë të Zotit apo të përpjekjeve patjetër shumë të mira dhe të lavdërueshme që po bën me çmundet Bashkia Shkodër në nivel lokal, me mjete shumë të kufizuara që ka, pasi një emergjencë e tillë, e një përmase kaq të madhe nuk mund të përballohet nga Bashkia e vetme. Është krjejtësisht e pamundur, e parealizueshme. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Nuk ka ndodhur as në Shqipëri.
Dhe pikërisht për të izoluar informacionin dhe për të fshehur izolimin që Shkodrës I është bërë nga qeverisja e vendit po ndodh dhe ky izolim I vërtet mediatik dhe ky është momenti që unë ti bëj një thirrje shumë të përgjegjshme dhe serioze gjithë mediave shqiptare që të instalohen në Shkodër. Ë të evidetojnë, sepse falë tyre edhe në ato kohë, kur kishte përmbytje të mëdha, ato evidentuan mjaft probleme që ndihmuan dhe shtabet që administronin situatën për ti zgjidhur ato. Pra ishin dhe një burim informacioni.
Mungesa e informacionit, izolimi I informacionit nuk ndihmon kërrkënd, vetëm sa shton përbuzjen dhe urrejtjen e qytetarëve ndaj qeverisjes së vendit, por edhe ul besimin e qytetarëve ndaj mediave shqiptare, të cilat do të donin ti kishin sot më afër se kurrë. Si përfundim, shqiptarët është e qartë që janë krejtësisht pa drejtim. Thirrjet dhe monitorimin e situatës ne po e bëjmë vetë. Buletinin dhe të dhënat që dhashë, janë të dhëna që ne I kemi marrë vetë, falë edhe mediave të caktuara të cilat vazhdojnë të jenë shumë të izoluara, por vazhdojnë të ndjekin situatën në terren dhe shpallja e emergjencës civile duhet të bëhet një orë e më parë.
Çdo minutë e kaluar, jo vetëm rëndon situatën atje, por e ngarkon me përgjegjësi penale dhe të pakapërcyeshme qeverisjen dhe qeveritarët, kryeminstrin dhe ministrat e tij, të cilët jo vetëm janë inekzistent, por nuk presidozojnë asnjë instrument ligjor dhe marrje përgjegjësish përpara qytetarëve të cilët po dëmtohen dhe po shkatërrohen ekonomikisht. Koha nuk pret më. Duhet reaguar tani. Çdo minutë që kalon është faj i madh publik, dhe pse jo një faj i pashlyeshëm penal.