• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Sabit Brokaj: Ju rrëfej dy ditët e fundit të Enver Hoxhës, si ia rikthyem zemrën në punë

19:06 : 06/01/2018
në BOLD BLOG

“Ishte e pamundur që një anëtar i ekipit të tij të tentonte helmimin”. Kështu u përgjigjet të gjitha pretendimeve dhe dyshimeve mbi një helmim të mundshëm të diktatorit Enver Hoxha, një nga mjekët e skuadrës që kujdesej për të.

Kardiologu i njohur, Sabit Brokaj, një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e Enver Hoxhës, në një intervistë për gazetën “Panorama” shprehet se protokolli i blerjes, marrjes, transportimit dhe dhënies së ilaçeve të Enver Hoxhës ka qenë aq strikt dhe i mirëstudiuar, sa nuk linte asnjë hapësirë që dikush të tentonte helmimin e tij.

Sipas profesor Sabitit, vdekja e Enver Hoxhës ishte rrjedhojë e një patologjie të hershme të diabetit që në vitin 1948, duke krijuar komplikacione, që agravoheshin vit pas viti dhe në organet të tjera të trupit.

Në vijim të intervistës Brokaj tregon se çfarë ndodhi në vilën e Enver Hoxhës mes datave 9 dhe 11 prill. Si u ndërhy, si u rianimua sërish diktatori, duke ia rivënë zemrën në punë, por ndërkaq truri dhe veshkat ishte e pamundur që të rimerrnin funksionet e tyre jetësore.

Lexo edhe:

Letra e Nënë Terezës shkruar në gjuhën shqipe

Zbulohet dokumenti i rrallë/ Enver Hoxha në 1946: Të luftojmë me mish e shpirt

Po ashtu, Brokaj tregon se si procedohej me kartelën sekrete të diktatorit dhe mundësinë e ekzistencës së një tjetre, jashtë Shqipërisë.

Është thënë se Enver Hoxha ishte i shkëputur nga realiteti, informacionet ia transmetonin joreale, duke e lënë me pak informacion nga ajo që ndodhte realisht, siç ishte tufëzimi…

Jo, jo, nuk futem fare në këtë lloj diskutimi. Unë flas si mjek. E përsëris që as që bëhej fjalë që të kishte njerëz në ekipin e tij, por në ato veprime që kishin anëtarët e ekipit që e ndiqnin dhe kontrollonin, praktikisht ishte e pamundur që një anëtar i ekipit të tij të tentonte helmimin.

Ne mjekët kontaktet me medikamentet i kishim në urgjencë, kur atij i ndodhte një insult apo një goditje, natyrisht që për shpejtësi do të përdoreshin ilaçet e urgjencës që mbaheshin aty për të kaluar rrezikun. Ato ia sillte infermieri. Kurse në terapinë e zakonshme, mjeku s’kishte asnjë kontakt me ilaçet.

Mjeku vetëm sa shkruante në kartelë ilaçet dhe ishin infermierët që ia jepnin. Siç ndodh dhe në spital, që mjeku nuk merret as me tableta dhe as me injeksione, por i shkruan në kartelë dhe ato ia jep infermieri. Edhe ardhja e medikamenteve nuk bëhej nga mjeku, por nga oficeri i Sigurimit Sulo Gradeci, nuk ishim ne.

Ju keni qenë mjek roje në vilën e familjes Hoxha, kur Enveri pësoi goditjen e fundit?

Po, isha unë dhe Ahmet Kamberi dhe shumë shpejt erdhi edhe ekipi i mjekëve.

Sa e shpejtë ishte ndihma që iu dha?

Ishte jo më shumë se 30 sekonda. Ne ishim 10 metra më tutje nga dhoma ku po qëndronte Enveri, brenda vilës.

Por zemra rimori funksionet e saj?

Po, zemra dhe tensioni u stabilizuan nga ora 10 e datës 9 prill, deri në darkën e datës 11 prill 1985 funksionoi shumë mirë. Por truri dhe veshkat nuk u rikthyen dot në funksionet e tyre. Veshkat kishin filluar nga 1982-83 të prekeshin nga diabeti. Në 1984 kreatinina ishte një nga problemet serioze me të cilën ne u përballëm në shëndetin e Enver Hoxhës, pra 1 vit para se të vdiste.

As mjekët francezë nuk i jepnin një zgjidhje të plotë të gjendjes së pacientit Hoxha?

E para ata nuk operonin direkt me Enver Hoxhën.

Dosja mjekësore e Enver Hoxhës ishte plotësisht sekrete, përveç ekipit të mjekëve?

Plotësisht sekrete, përveç rasteve që rekomandonte Enveri për diabetin kryesisht, sepse që Enveri vuante nga diabeti këtë e dinin të gjithë dhe nuk kishte ndonjë rezervë.

Është thënë pas ’90 se autoritetet italiane e kanë pasur dosjen shëndetësore të Enver Hoxhës?

Absolutisht jo. Informacione ka pasur, por jo dosje mjekësore. Për shembull, unë e di që CIA merrte informacion për udhëheqësit komunistë të Lindjes dhe nuk kishte njeri që shkonte në Moskë dhe nuk pyetej nga CIA se çfarë mendonte apo si e kishte parë ai Moskën dhe sovjetikët.

Po ju tregoj një detaj, në Rusi, në kohën e Hrushovit u bë një kongres ndërkombëtar i kardiologjisë dhe nga Amerika shkoi presidenti i Shoqatës së Kardiologjisë, profesor Uajt, kardiologu i Eisenwoer.

Në Teatrin “Balshoi” u dha koncert për nder të këtij kongresi. Në koncert mori pjesë dhe Hrushovi për të nderuar pjesëmarrësit dhe të ndiqte koncertin. Kur hyn Hrushovi, Uajti i thotë Miaznikovit, mjek i klinikës speciale të udhëheqjes sovjetike, mjek i Stalinit: “Po me këtë keni ndonjë problem, si me Stalinin?” Sepse Stalini dihej që ishte hipertonik dhe vdiq nga hemorragjia cerebrale. “Jo, nuk kemi, por kemi probleme të sjelljes”, i thotë ai. Pra ai dha informacion dhe nuk dha informacion.

Kur Uajti kthehet në Amerikë, e pyetën se çfarë thoshin për Hrushovin? Dhe ai, si çdo shkencëtar që nuk ka mendje policeske në trurin e tij, tha: “Interesante m’u duk se duke folur me mjekun, më tha se Hrushvi ka probleme me sjelljen.”

CIA këtë defekt të tij e kishte regjistruar dhe në një raport që i dhanë Presidentit amerikan para takimit me Hrushovin, e kishin vënë këtë detaj që ka probleme me sjelljen dhe prirje për oportunizëm. E bëra këtë parantezë për të thënë se italianët mund të kishin krijuar ndonjë dosje mjekësore për Enver Hoxhën, duke marrë informacion nga çdo burim i mundshëm dhe nga njerëz të thjeshtë.

Edhe kartela ruhej në kasafortë?

Po, po, ajo shihej vetëm nga mjekët dhe asnjë tjetër. Edhe mjeku i dezhurnit do të punonte me kartelën se do shënonte çdo rast. Siç më ndodhi mua në 1984, kur Enverit i ndodhi një insultë dhe duke u marrë me urgjencën që paraqiti pacienti, unë nuk shënova asgjë në kartelë.

Deri sa erdhi konsulta e mjekëve, Enveri u përmend, doli nga gjendja e goditjes. Mua më kujtohet profesor Hoxha, kur më tha: “Shumë mirë e keni bërë punën, por a keni shënuar gjë në kartelë?” Unë nuk kisha shënuar gjë, sepse nuk kisha pasur kohë të bëja shënime.

Etiketa: bold-blog

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Letra e Nënë Terezës shkruar në gjuhën shqipe

16:14 : 08/01/2018
BOLD BLOG

Zbulohet dokumenti i rrallë/ Enver Hoxha në 1946: Të luftojmë me mish e shpirt

20:49 : 26/12/2017
BOLD BLOG

Gjendet nëndetësja e zhdukur, australianët e kërkonin prej 103 vjetësh

16:57 : 21/12/2017
BOLD BLOG

Prejardhja e emrit Shqiptar/ A e dinit se nga vjen emri jonë? Një krenari nga lashtësia

13:13 : 19/12/2017
BOLD BLOG

“New York Times” lëshon “bombën”: Mehmet Shehu u vra, kërkoi lidhje të ngushta me Perëndimin

21:03 : 18/12/2017
BOLD BLOG

17 fakte nga jeta e diktatorit më të çuditshëm në botë

20:27 : 18/12/2017
Para

A është Macron 'Merkel' i ri i Europës?

TË GJITHA

Vrasja në Has, avokatja e Ylber Jakut: Babai i autorit kërkoi policisë të shmangte krimin

12:55 : 10/05/2025

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025

Drejton bandën nga mensa e burgut! Kush është ‘Mondi’, shqiptari që po ‘çmend’ autoritetet greke!

12:36 : 10/05/2025

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com