• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Kirurgët austriakë dhe italianë sjellin teknikat e reja në Spitalin Amerikan, më pak dhimbje dhe rekuperim të plotë

17:43 : 02/11/2017
në KRYESORE, SHENDETI

Trajtim i të gjitha traumave të fytyrës dhe të trupit, me teknikat më të avancuara duke evituar dhimbjen tek pacientët.

Spitali Amerikan, ua ka besuar trajtimin e tyre, kirurgëve të mirënjohur me famë botërore, të cilët falë eksiperiencës në spitalet më të njohura europiane, sjellin në vendin tonë  metodat e reja të trajtimit të këtyre traumave. Prof. Dr. h.c. Emeka Nkenke, kirurgu austriak ekspert  në kirurgjinë Ortodontike të (nofullës),kirurgjinë rikonstruktuese (duke përfshirë rikrikonstruktuimin mikrovascular,implantet stomatologjike,kirurgjinë orale,kirurgjinë e gjëndrave të pështymës,kirurgjinë TMJ (duke përfshirë kirurgjine artroskopike),traumatologji,kirurgjinë e anomalive të nofullës dhe qiellzës, është tashmë pjesë e spitalit Amerikan 3, veçanërisht për rastet e vështira.

Vetëm pak javë më parë, Dr . Emeka trajtoi nënën nga Fieri, e cila e rrëzuar nga kati i 3-të i një banese, kishte pësuar fraktura të rënda në të gjithë fytyrën . Ndërhyrja zgjati 8 orë, dhe ky rast bëri jo pak bujë, pasi familja kishte bërë thirrje publike për ndihmë, në pamundësi për të përballuar operacionin. Kësaj thirrje iu përgjigj Spitali Amerikan, i cili  u vjen në ndihmë personave në nevojë që vuajnë nga sëmundje të rënda, apo nuk kanë mundësi financiare të paguajnë ndërhurjen.

“Sigurisht ishte një rast i veçantë pasi zonja kishte fraktura në të gjithë fytyrën. Kërkon shumë eksperiencë për ta trajtuar ndërhyrjen saktë, në mënyrë që pacienti pas saj mos ketë probleme pas kësaj ndërhyrje me përtypjen dhe të folurën. Zonja  do të jetë mirë dhe mund të bëjë një jetë normale”, shprehet dr. Emeka. Pacientja nga Fieri, nënë e një foshnje 9 muajshe tashmë është kthyer pranë familjes.

Të tjera diagnoza të shpeshta pranë spitalit Amerikan, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje maksilofaciale janë ato tek fëmijët. “ Me fëmijët veçanërisht me bebet, pjesa më e madhe kanë keqformime, ndarje të buzës, qiellzës së sipërme të cilat mund të krijojnë probleme sociale në të ardhmen ndaj është shumë e rëndësishme të trajtohen në moshë të hershme, në disa javë pas lindjes në disa raste, në mënyrë që fëmijët të kenë një zhvillim normal”, shprhet kirurgu austriak.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Siguria ushqimore lë për të dëshiruar! Policia Bashkiake ul kontrollet në rrugët e Durrësit

Sa i përket të rriturve ai sqaron se diagnozat më të shpeshta tek ata janë  traumat e fytyrës nga aksidentet, rastet me kancer, kancera në lëkurë dhe brenda gojës. “Trajtimi i pacientëve është i domosdoshm në mënyrë që ata të mos kenë probleme. Ne përdorim teknika mjaft të veçanta, përdorim mikroskopin për qepje tepër fine.

Dhe pjesët që transportojmë nga pjesët e tjera të trupit, në mënyrë që furnizimi me gjak të jetë sa më natyral”, thotë Dr. Emeka. Një tjetër diagnozë është ajo e nofullës në disporporcion, e cila shkakton problem edhe  estetike. “Ne bëjmë të mundur ristrukturimin e nofullës, duke e çuar në proporcion. Kërkon eksperiencë. Funksionet përmirësohen dhe fytyra bëhet e re, pacienti ngjan më i ri dhe ka fytyrë të re”, thotë kirurgu. Duke u ndalur në inplantologjinë e dhëmbëve, ai nënvizon se kjo procedurë duhet të kryhet nga mjekë të specializuar dhe jo t’i besohet çdo stomatologu.

Në Spitalin Amerikan, inplantologjia kryhet nga mjekët maksilofaciale. “Inplantologjia e dhëmbëve kërkon specializim të lartë. Dikush që di ta bëjë mund ta bëjë. Janë disa procedura specifike, kju pacienti nuk ka kockë të mjaftueshme për të vendosur inplantin, dhe kërkohet një procedurë e veçantë për këtë të cilën mund ta bëjë vetëm një kirurg maksilofacial”, shprehet kirurgu i njohur. Guido Bassi,kirurgu ortoped një tjetër mjek i njohur dhe me mbi 15 mijë operacione ortopedike të kryera tregon, se disa nga diagnozat më të shpeshta me të cilat paraqiten qytetarët janë edhe traumat sportive.

“Traumat sportive më të shpeshta janë lezionet traumatike që kanë të bëjnë me artikuklacionet e gjurit, kryeisht menisku. Trajtohen gjithmonë me heqje selektive të meniskut, hiqet pjesa e dëmtuar, duhet theksuar se menisku shërben për të mbrojtur kërcin e gjurit , por kur ai dëmtohet kthehet në një tru të huaj.

Dikur bëhej me kirurgji të hapur dhe hiqej i tëri, tashmë hiqet vetëm pjesa e dëmtuar”, sqaron mjeku. Ai shprehet se në spitalin amerikan përdoret  një teknikë të re e cila konsiston përveç pastrimit , heqjes së kërcit, injektohet një preparat i cili merret nga gjaku i pacientit. Merren qelizat staminale , në fund të pastrimit, kjo favorizon rigjenerimin e kërceve.

“Artostrokpia gjithashtu  është eknikë kirurgjikale që përdoret për trajtimin e dëmtimeve brenda kyçit, më parë bëhej vetëm për diagnostikim të kyçeve. Tashmë përdoret  në kirurgji dhe operohen të gjitha kyçet e trupit, të gjitha artikulacionet, shpatulla, gjuri, kyçet e duarve, kavilia.

Këto ndërhyrje  bëhen pa hapur të gjithë artikulacionin, po vetëm me dy prerje të vogla dhe ne hyjmë me kamera e instrumentin me të cilin bëhet ndërhyrja”, shprehet kirurgu. Rastet më të shpeshta sipas tij  veç traumave sportive, janë traumat e kyçeve të cilat trajtohen me një protezë të pjesshme apo të plotë. “Kemi sëmundjet degjenerative, të cilat trajtohen me vendosjen e protezave”, thotë mjeku.

 

Etiketa: shendeti

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 02/06/2025
AKTUALITET

Siguria ushqimore lë për të dëshiruar! Policia Bashkiake ul kontrollet në rrugët e Durrësit

20:05 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar që kryen mjekët dhe pasojat në shëndetin e pacientes

22:37 : 30/05/2025
SHENDETI

A e dëmton kafeja zemrën? Ja çfarë thotë studimi

14:40 : 30/05/2025
SHENDETI

5 ushqimet më të mira për shëndetin e kockave

19:37 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Lutem për Artan Lamen”/ Berisha: Ja arsyeja e largimit të tij nga Kadastra

21:38 : 22/05/2025
Para

Saimiri në përgjime/ Gazetari italian: Përmendet ish-ministri, prokuroria ka prova

TË GJITHA

Itali/ Atentati ndaj një shqiptari, dyshime për vrasës me pagesë

20:31 : 09/06/2025

FOTO/ U largua nga Egnatia, lojtari del në stërvitje në shtëpinë e Tiranës

20:26 : 09/06/2025

Semaforët në Tiranë ndizen njëkohësisht për këmbësorë dhe mjete, rrezik për aksidente

20:23 : 09/06/2025

Situata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për ushqimet

20:18 : 09/06/2025
Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

20:16 : 09/06/2025

Historia e trishtë, maturanti më i moshuar dëmtoi sytë me dinamit kur ishte 21 vjeç

20:00 : 09/06/2025

Ndeshja e lamtumirës për Spallettin, Italia publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

19:59 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com