Alketa Vejsiu po ikën nga Televizioni?! Ky është projekti i saj më i ri…

Alketa Vejsiu është parë prej vitesh të moderojë spektakle të ndryshme televizive duke vjedhur zemrat e publikut.

Ajo nuk është thjesht një moderatore spektaklesh, në CV e saj renditen eksperienca pa fund, mes të cilave si këngëtare, sipermarëse dhe së fundmi dhe shkrimtare.

Në postimin e saj të fundit Alketa na ka njoftuar se ka  shkuruar librin e saj të parë, ‘Të jetosh bukur’ . Ky libër është frymëzuar nga jeta dhe eksperianca e saj.

‘Cfare prisni te lexoni tek Libri im “Te jetosh bukur”? Pres sugjerimet tuaja qe jane tregues shume i rendesishem per ate qe duhet te shkruaj…

Ky liber nuk eshte roman, por eshte nje udhezues i mbushur me frymezim dhe eksperienca jete dhe pune qe do ti ndaj me njerzit e afert dhe me shqiptaret qe me mbeshteten te behem kjo qe jam! Me shkruani sugjerimet tuaja ketu poshte????

Mund ti shkruani ne forme pyetje qe ne  fund te mund ta publikoj si interviste…’-ka shkruar Alketa në postimin e saj. Ndërkohë detaje të këtij projekti Alketa i ka zbuluar muaj më parë.

LEXO EDHE  Kim Kardashian një bombë e vërtetë, pozon në bikini

‘Është një libër që ka në fokus punën time si sipërmarrëse dhe gjithashtu atë televizive duke gërshetuar edhe pak biografi në të. Uroj që të jetë frymëzues për të rinjtë që duan të besojnë fort tek një ëndërr dhe të punojnë shumë për ta arritur, e gjitha duke pasur si referim përfundimeve praktike që kam arritur këto 19 vjet punë, e cila ka nisur kur isha vetëm 12 vjeç,” – thotë Vejsiu.

Gjithashtu ajo ka treguar për Express sa i përket kopertinës së librit.

“Fotot janë realizuar nga Zhana Bianca, një fotografe dhe blogere mjaft e njohur. Janë reliazuar në jug të Francës në fushat me levander pasi janë lulet e mia të preferuara,” – përfundon Alketa. Ndërkohë botimi pritet të publikohet së shpejti.