HOTELE, BARRESTORANTE TË NDARA NË ITALO¬SHQIPTARE
Shumë pak kanë mbetur prej tyre. Mbi to janë ngritur të tjera ndërtesa apo janë vënë të tjera emërtime. Një Tiranë që nuk ekziston më, por ruhet në kujtimet e atyre që e kanë jetuar në ato vite. Gjithkush i mban mend mirë kafenetë, lokalet, baret, pijetoret, ëmbëltoret, pastiçeritë, restorantet, hotelet si të qendrës, edhe të periferisë, që veçanërisht para ‘45¬s edhe pak më vonë, i gjejmë me emra shqiptarë dhe italianë.
Shumë prej tyre kanë funksionuar edhe bashkë si Hotel¬Kafe Restorant, apo Hotel-Restorant, apo Kafe¬Bar, edhe këto me pronarë shqiptarë e italianë kryesisht. Të tillë kanë qenë disa: Hotel¬Kafe “Çajupi”, Hotel¬Kafe “Bristol”, Hotel¬Kafe¬Restorant “Europa”, HotelRestorant “Paris”; Hotel¬Kafe “London”, HotelKafe “Berlin”, Hotel-Kafe Birrari “Roma”, Restorant¬Kafe “Dem Xhepa”, Restorant¬Kafe “Tomson”, Restorant¬Kafe “Paris”, Restorant¬Ëmbëltore “Korça”, Bar Sahati, Bar¬Bufe “Amerikan”, Bar “Aurora”, Pastiçeri “Bella Venezia”, Bar¬Pastiçeri “Imperiale”, Bar Kafe “Metropol”, Bar “Nacional”, BarKafe “Trieste”, Bar¬Kafe “Bulevard”, Kafe “Milano”, Kafe “Kapri”, Kafe “Savoia”, Kafe “Central”, Kafe “Brazili”, Kafe “Zorra”, Kafe “Berati”, Kafe “Iliria”, Kafe “Qendra”, Pastiçeri Mbretërore, Ëmbëltore “Peruxhina”, Birrari “Rialto”, Birrari “Budapest” etj.
“KURSALI”, KLUB SPORTI
“Kursali” ka qenë i preferuar edhe prej sportistëve e artistëve. Gjeje atje sportistët e njohur të klubeve të kryeqytetit, si S. LLambi, Z. Gjinali, Xh. Demneri, B. Vathi, T. Parapani, A Karapici, P. Mirashi, K. Paci, K. Derani etj., deri te brezi i Panos, Papadhopullit, Jankut etj. Madje, pjesa e pasme e “Kursalit” ka shërbyer për shumë vite edhe si Sport Klub Tirana, kur ai drejtohej nga Selman Stërmasi. Ndër artistët e famshëm shqiptarë ndeshje Sandër Prosin, Prokop Mimën etj. Në “Kursal” nuk mund të futej çdo njeri, aq më shumë i panjohur dhe jo frekuentues i tij. Kodi i veshjes ishte shumë i rëndësishëm. “Kursali” vazhdoi të frekuentohej deri në ato vite, kur sistemi privat bashkëjetoi me atë shtetëror (deri rreth viteve ‘50), në rivalitet me “Florën”, Kafe “Tiranën”, Hotel “Dajtin”, të frekuentuara në fillim të viteve ’60.
Më pas ndryshon emër nga “Kursal” në Kafe “Rinia”, emër që pak do të përdorej deri në shembjen e tij. I amortizuar nga koha, pas viteve ’70, edhe “Kursali” pësoi një ristrukturim, duke ndryshuar edhe në shërbim në lulishte¬mezeri.“Kursali” e humbi shkëlqimin e dikurshëm, megjithatë vazhdoi të frekuentohej, ndonëse pa fluksin dhe klientët tradicionalë, jo më me kamerierë elegantë dhe luksin që e karakterizonte. Në të nuk lejohej më bixhozi, duke u kthyer në një kafe normale dhe masive për popullatën, rininë, gjimnazistët, për të gjitha shtresat.
Një prej tironsëve autoktonë, Bedri Alimehmeti, i cili i ka kushtuar edhe libra me poezi e tregime qytetit të lindjes, i përshkruan orët në “Kursal” në poezinë e tij “Tirana, natë 1964”. “Bar pastiçeri “Rinia” ish “Kursal”/Për ne krejtësisht një tjetër botë/Stacioni fundit, dy orë pasi kemi dalë/Presim darkën me teke fërneti në gotë. Tavolina e fundit, sapo hyn djathtas/Aty mblidhemi derisa mbërrin çasti/Kur Alfons Balliçt kitara duarsh t’i plas/ Dhe bahirit nga buzët t’i fluturojë saksi”.
PËRRETH “KURSALIT”
I projektuar në kulmin ku bashkohen dy rrugët kryesore, ajo e Durrësit me të Kavajës, midis dy ndërtesave të rëndë¬ sishme nga krahu jugor me Bankën Kombëtare, për të vijuar nga lindja me sheshin, qendrën, lulishten e madhe, Xhaminë e Ethem Beut, Sahatin e Madh, Kafe¬Restorant “Europën”, Pazarin e Vjetër, Kafe “Qendra”, Kafe “Iliria”, një shitës biletash për sportin, sheshin e koncerteve, Kinema verore “Republika”, Rrugicën e Pazarit, Rrugën e Dibrës, për të vijuar nga bulevardi me Hotel¬Restorant “Durrësin”, i pari nga krahu i djathtë, në këndin e të cilit ndodhej bonboneria e dy vëllezërve.
Më tej ndërtesa e kishës, një dyqan veshjesh për fëmijë, lojërat e fëmijëve, për të vijuar te shtëpia e priftit Sotir, i njohur për elegancën dhe simpatinë që kishte nga gratë. Kisha kishte një autoveturë “Varshavë” ngjyrë hide që e mirëmbante personi që u binte kambanave.
Në krah të Bashkisë, në mes të sheshit qëndronte një polic trafiku, ndërkohë që në krahun ngjitur me të ishin reklamat e kinemave, një peshore ku qëndronin Shabani me të motrën, të dy beqarë, që flinin te Hotel “Çajupi” dhe banjat publike në kurriz të tyre, një lulishte që në kulmin perëndimor të saj kishte bustin e heroit Vojo Kushi. Nga këndi i Hotel “Çajupit”, madje mbrapa tij, ndodhej një rrugicë e ngushtë me emrin “Ded Gjo Luli”, që të nxirrte tek Estrada, ku banonte familja Topulli, një shitës biletash sporti, ndërsa në fillim të bulevardit majtas, gjithmonë drejt veriut, poshtë Hotel “Çajupit”, ishte një akullore e madhe, një Berber Special, një zyrë agjencie, ku merrnin paratë e lotarive të fituara, dhe dentistët.
Më pas dyqani i “Pionierit”, sipër të cilit banonte familja e pilotit Ankona, dyqani i pikturave dhe Kafe “Bella Venezia” (Pastiçeri “Tirana”), një ndërtesë elegante dykatëshe, ku jetonte Dhimitër Shuteriqi dhe familja e gjeneral Dervishit. Ndërsa nga Hotel “Çajupi”, për nga Rruga e Durrësit, vijohej me shtëpinë Rezartit, Kupolën e Xhamisë, ndërmarrjen e dekorit, një dyqan bulmeti me shitëse Dian, një kinkaleri¬cigare, mëngjesoren e vëllezërve kuksianë, ku kosi pritej me thikë, një dhomë e vogël që shërbente për burrin e shkurtër, por shumë të njohur që shiste bileta lotarie, duke bërtitur “Llotari – provoni fatin, me pesë lekë blini pallatin”, pastaj një fotograf që bënte fotot e Stalinit me letër punëdore, Ganiu që jepte biçikleta me qira, për të vijuar me HotelBeqir Banja dhe ngjitur dyqanin e pemshitësit Kadri dhe studion e piktor Varfit.
Tejet i frekuentuar nga sportistët ishte Riparim¬ Biçikleta i Hysni Karapicit, mik i Panos, Boriçit, Shehut, Deliadhisit, Papadhopullit, bashkë me të tjerë sportistë e çiklistë kampionë të kohës, si Agalliu. Biçikletat që jepeshin me qira ishin të markave “Bianchi”, “Diamant”, “Ifa” etj. Pas Karapicit, një tjetër dyqan biçikletash me qira ishte edhe ai i Petrit Kikës, ndërtesa dykatëshe ku banonte Jonuzi, djali modern që aplikoi kulturizmin në ato vite, si dhe familjen e profesor Lazaratit. Pastaj vinte një ndërtesë trekatëshe, në katin e parë të së cilës ishte “Odesta”¬Mensa e Studentit me kuzhiniere Urani Bejon dhe Nedon, përgjegjësen e mensës. Aty shërbehej me tollona. Sipër “Odestës” banonin shkrimtari G. Bushaka, muzikanti F. Shehu, A. dhe Sh. Çuçka, si dhe familja Laboviti, me Ilon dhe Anën, gruan hungareze me profesion infermiere, bashkë me vajzën violiniste Marjana, që në vitet ‘70 i detyruan të iknin në Hungari, ku jetojnë edhe sot.
Aty ka banuar edhe Xhina e bukur, rreth së cilës vërtiteshin të gjithë djemtë e pashëm të Tiranës. Pas “Odestës” ishte një rrugicë e vogël, dyqani i biçikletave me qira i Idriz Vrapit, më pas Drejtoria e Mirëmbajtjes së Lulishteve me shef Hajdar Golemin, një sallë e madhe ku bënte provat Ansambli i Këngëve e Valleve në fillimet e tij. E ndiqte dyqani i Zyd Demnerit, që tregtonte kos, dyqani i shkodran këpucarit dhe fabrika e biskotave që u dogj nga rrufeja, ngjitur me të edhe magazina e motorëve “Java”, e biçikletave, që edhe kjo u bë shkrumb e hi. Në këtë vend u ndërtua Pastiçeri “Agimi”, pas së cilës jetonte familja e madhe e Karapicëve. Ndërsa mbrapa “Kursalit”, me drejtim nga perëndimi, dikur ishgjimnazi i Tiranës, pastaj një distributor benzine, Gastronomi dhe Rruga për te Hotel¬Restorant “Internacional”, si dhe vendi me pajtonet me qira, me Dumën të famshmin e tyre. Një bilardo dhe Kinema Ushtari, në vendin e së cilës u ndërtua Panairi i Madh, i pari i këtij lloji në Shqipëri, në krah të stacionit të autobusëve të linjës Tiranë¬ Kombinat, i rrethuar nga tetë pemët gjigante, si rrapet e njohura të rrugës.
LOKALET E TJERA ME FAMË “INTERNACIONAL”, ATY KU BANONTE KRYEMINISTRI
Një hotel shumë i frekuentuar nga njerëzit më në zë të kohës, aristokratë, ushtarakë e politikanë, ka qenë “Internacionali”, ndër të parët e ndërtuar në Tiranën e viteve ’20, i vendosur disa dhjetëra metra pas “Kursalit”, në rrugën dytësore midis asaj së Kavajës dhe Durrësit. Ishte ndërtesë e lartë, moderne për kohën, me dhoma të gjera e të ndritshme, të pastra, edhe pse mungonte uji i rrjedhshëm, sallone në çdo kat për të pritur mysafirë, banjë e telefon në dispozicion të klientëve. Poshtë ishte restoranti me kafenenë, që mbi të gjitha kujtohen për pastërti shembullore e shërbim të mirë. Çmimi i një dhome ishte 2.40 franga ari në ditë, lirë për nivelin e hotelit. Në katin e parë të tij për shumë kohë ka jetuar Kryeministri i Shqipërisë, Hysen Beg Vrioni, ndërsa në dhomat e tjera kanë banuar edhe të tjerë ministra, nëpunës të Bashkisë, tagrambledhës, kolonelë, oficerë. Dikush paguante edhe 4.80 franga pasi mbante dy dhoma, një për të fjetur dhe një për të pritur. Salla e restorantit ku shërbente edhe Ismeti, pronari i “Internacionalit”, një njeri shumë i qeshur, mikpritës, bashkë me kamerierin Gocija, ishte shumë i gjatë, i gjerë e i lartë, me një strukturë europiane. Që nga pecetat, thikat, te gotat e kristalta vinin nga Holanda. Në ambientet e tij janë xhiruar edhe filma shqiptarë.
Panorama