Për disa orë rruga në Llogara u bllokua, për shkak të një kamioni, drejtuesi i të cilit bëri një manovër të gabuar në një prej kthesave më të vështira të këtij aksi jugor.
Mësohet se është dashur ndërhyrja e policisë, e cila zhvendosi mjetin anash rrugës për të liruar qarkullimin.















