• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HI-TECH

Shqiptari, krijuesi i aplikacionit që ndihmon emigrantët

13:09 : 24/02/2017
në HI-TECH

Numërohen më shumë se 8.000 persona, numri i atyre që kanë shkarkuar aplikacionin që lehtëson marrjen e dokumenteve. Në dhjetë gjuhë të ndryshme, projekti lindi në Itali nga një 30-vjeçar shqiptar që 20 vjet më parë u përballë vetë me burokracinë.

Mediat italiane raportojnë se aplikacioni lindi nga përvoja personale e shqiptarit. Pasi 20 vite më parë Bashkim Sejdiu, krijuesi i aplikacionit “InfoStranieri”, ishte si ata.

Sejdiu mbërriti në Itali nga Shqipëria kur ishte ende fëmijë dhe e ka përjetuar vetë udhëtimin e gjatë e të vështirë të burokracisë italiane, për të marrë shtetësinë dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të jetuar një jetë të re diku tjetër.

Burokracia është një mur i padukshëm me të cilin të gjithë ata që aspirojnë të bëhen shtetas italianë herët a vonë duhet të përballen.

“Për t’u pajisur me dokumente, tregon Sejdiu, duhet të ballafaqohesh me një burokraci që për vetë italianët është e komplikuar, ndërsa për emigrantët është 10 herë më shumë”.

Lexo edhe:

VIDEO/ Disa të rinjtë rrahin pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u vra krejtve

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

I gjithë dokumentacioni është në letër dhe mungon një udhëzim që ndihmon të huajt në marrjen e shtetësisë.

“Problemi fillon, – shpjegon krijuesi i aplikacionit, – kur fillon burokracia dhe kjo ndikon në integrim, sepse i huaji që vjen në Itali dhe ka të bëjë me burokraci të gjata, automatikisht ka tendencën të mbyllet në komunitetin tij duke parë tek Italia një distancim, një ftohje që bën që ai të mos integrohet”.

Raportohet se në fillim Bashkim Sejdiut i është dashur të merret me stereotipet dhe paragjykimet që i kanë sjellë shumë pengesa për zbatimin e projektit të tij.

“Në fillim, thotë Sejdiu, ishte e vështirë që të më kuptonin se çfarë doja të bëja unë, një emigrant shqiptar tridhjetë vjeç. Shumë prej tyre nuk e shihnin këtë projekt me sy të mirë, por më pas arrita t’u tregoj institucioneve potencialin e tij. Edhe për shkak se po bëj një punë që duhet ta bënin ata, po ofroj një hartë të të gjitha dokumenteve dhe po bëj që emigrantët të ndjehen më afër institucioneve”.

Me rastin e Digital Day në nëntor 2015, krijuesi shqiptari i “InfoStranieri” i paraqiti Kryeministrit të asaj kohe Matteo Renzit dhe ministres për Thjeshtëzimin dhe Administratën Publike, Marianna Madia, nevojën gjithnjë e më të madhe për të lehtësuar aksesin e emigrantëve në institucionet italiane.

“Pavarësisht se kjo qeveri po bën shumë për dixhitalizimin dhe modernizimin e administratës publike, ende ka trajtuar problemet që kanë të bëjnë me emigrantët”.

Në një kohë kur integrimi dhe përfshirja sociale janë në rrezik nga ndjenjë gjithnjë në rritje e mosbesimit dhe mbylljes, lehtësimi burokratik mund të përfaqësojë një hap të vogël në drejtimin e kundërt të kësaj. Për më tepër, përhapja në një kohë të shkurtër e aplikacionit të Sejdiut është një shenjë e qartë e nevojës konkrete dhe reale.

“Qëllimi – vazhdon krijuesi i InfoStranieri – është që të ketë një avantazh të dyfishtë: nga njëra anë të sigurojë një shërbim për emigrantët, por edhe për institucionet italiane që në këtë mënyrë janë më afër 5 milionë njerëzve me nacionalitete të ndryshme që duan të jetojnë në Itali. Kjo është për mua një qëllim moral, një ëndërr”.

Sejdiu ka vendosur përmirësimin e shërbimit duke shtuar dy gjuhë më shumë nga tetë ekzistuese dhe pasurimin e aplikacionit që gjithashtu ofron shërbime që ndihmojnë në jetën e përditshme të emigrantit, si të gjej një profesionist, një shoqatë, të dijë oraret dhe funksionet e zyrave të caktuara ose sportelet për gratë në nevojë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Disa të rinjtë rrahin pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u vra krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025
AKTUALITET

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025
AKTUALITET

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025
Para

FOTO/ Formula 1, Ferrari prezanton makinën e re

TË GJITHA

VIDEO/ Disa të rinjtë rrahin pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u vra krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë, familjarët lirohen me kusht

21:34 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com