Teksa po mban një fjalim të gjatë në Kuvend, kryeministri Edi Rama ironizoi deklaratat se do të bjerë qeveria e tij. Apo dhe ato që pretendojnë se Partia Socialiste do të humbë zgjedhjet e qershorit.
“Nuk do të bjerë shi në Qershor, por do të jetë pranverë!”, tha Rama, duke nënkuptuar se koalicioni PS-LSI pritet të vazhdojë përpara.
Rama tha se opozita po humb kohë “duke u kapur pas hijes” së saj. Teksa e akuzoi opoziten se po stis alibira dhe përralla për të justifikuar disfatën që do të ketë PD në zgjedhjet e ardhshme.