Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha raportohet se ka zhvilluar sot në mesditë një takim me presidentin e vendit Bujar Nishani.
Zoti Berisha është parë duke mbërritur në Presidencë.
Presidenti Nishani akoma nuk ka patur një prononcim zyrtar për situatën politike të krijuar në vend, vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Prej 6 ditësh opozita po proteston para zyrës së kryeministrit Rama dhe kërkon largimin e tij.