Gjykata e Shkodrës vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e dyshuar të plagosjes së shitëses 49¬vjeçare, pak ditë më parë në Shkodër.
Shkëlzen Xhenja, i cili dyshohet të jetë vrasës me pagesë, ka mohuar akuzat, duke u shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Ndërsa avokati i tij mbrojtës është shprehur se “nuk ka prova për ndalimin e Xhenjas”.
Burime zyrtare nga policia pohojnë se Xhenja nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu, ndërsa ka qenë i akuzuar për vendosje tritoli. Atentati në Shkodër/ Gruaja nën shënjestër akuzoi kunatin për vrasjen e motrës Atentat me armë zjarri një gruaje 49 vjeçe në Shkodër. Të paktën ky është dyshimi paraprak i Policisë, bazuar edhe në dëshminë e dhënë nga e plagosura, e cila i ka mëshuar faktit se kanë dashur ta eliminojnë. Dy persona me motoçikletë kanë qëlluar ndaj shtetases Flutura Muça.
49¬vjeçarja punon si shitëse në një dyqan rrobash në lagjen “Rus” dhe rreth orës 12:30, ndaj saj është qëlluar me armë.
Kalimtarët e rastit, por edhe shitësit e tjerë të pranishëm në vendngjarje, kanë përjetuar momente paniku, ndërsa gruaja që ishte në shënjestër mbeti e plagosur.
49¬ vjeçarja është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës. Stafi mjekësor bëri të ditur se shtetasja Flutura Muça ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirë¬ sisht nga kjo plagë nuk i rrezikohej jeta. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë që kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet.
Pasi 49¬vjeçares i kanë hequr plumbin përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale, ajo është marrë në pyetje nga efektivët blu të Shkodrës. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se e plagosura është motra e Suela Muçës, 38¬vjeçares, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, në prill të vitit të kaluar në biznesin e tyre mobilieri “Europa”. Nga sa bëhet e ditur, shtetasja Flutura Muça ka deklaruar se plagosja e saj lidhet pikërisht me ngjarjen e motrës së saj, Suelës.
Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, ky atentat ndaj saj nuk është asgjë tjetër veçse një porosi e Sadetin Sulës, ish¬bashkëshortit të motrës së saj. Sadetini aktualisht vijon të jetë në paraburgim në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa është në pritje të vendimit të gjykatës. Por konfliktet mes familjeve kanë vazhduar pasi Sula nuk pranon krimin, ndërsa familja e së ndjerës hedh akuza ndaj tij dhe kërkon dënimin maksimal. E plagosura nuk ka arritur që t’i identifikojë autorët, sepse kanë qenë me skafandër, por ka dëshmuar se kjo ngjarje lidhet me atë të së motrës, e cila u gjet e vdekur në mobilieri “Europa”, ngjarje për të cilën akuzohet shtetasi Sadetin Sula. Policia e Shkodrës, në deklaratën zyrtare bën me dije se ngjarja e ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Rus”, po hetohet duke tentuar për zbardhjen e saj. Zyrtarisht, Policia nuk jep shumë detaje për plagosjen e shtetases Flutura Muça. Nëpërmjet një deklarate për shtyp theksohej plagosja e saj me armë zjarri dhe se është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autorët, sipas dëshmitarëve, kanë qenë me skafandra”.