• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Skandal në Shtëpinë e Bardhë, jep dorëheqjen krahu i djathtë i Trump

13:53 : 14/02/2017
në BOTA

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali në pension Michael Flynn, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është transmetuar nga CNN duke cituar burime të mirëinformuara. Flynn u vu në qendër të kritikave, pas zërave për një bisedë me ambasadorin rus në SHBA, e cila kish ndodhur para vendosjes së administratës Trump, gjatë të cilës ai kish folur për sanksionet ndaj Moskës.

“Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Trump, Michael Flynn, pati një javë fatkeqe”, shkruan Ishan Tharor në të përditshmen amerikane, Uashington Post, gazeta e cila botoi e para të dhënat për skandalin e mundshëm që implikonte Flynnin. Artikulli në Uashington Post zbuloi se Flynn, në kundërshtim me pohimet e mëparshme të tij dhe të Shtëpisë së Bardhë, kishte diskutuar për sanksionet e SHBA kundër Rusisë, me ambasadorin e Moskës në Uashington, para inaugurimit të Donald Trumpit. Flynn, sipas burimeve të inteligjencës, me gjasë sinjalizoi se çështja e sanksioneve do të rishikohej nga një administratë Trump, më miqësore.

Diskutimet sugjerojnë një nivel shqetësues marrëveshjesh të fshehta mes një figure kyçe në administratën e re dhe Kremlinit. Ndërkohë që shumë gjëra në lidhje me telefonatën mbeten të panjohura, është e qartë se pozicioni i Flynnit në Shtëpinë e Bardhë u dobësua shumë. Në fundjavë, Trumpi pretendoi se nuk dinte asgjë për intrigën që rrethonte Flynnin. Burime të sigurta bënë të qartë se kjo nuk ishte e vërtetë.

Sipas Uashington Post, duke lënë mënjanë ujditë e Flynnit me Rusinë, ka lidhje të tjera më të thella që lidhin administratën aktuale me Kremlinin.

Së pari, të tjera informacione pritet të dalin në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit që kaloi, teksa agjencitë ligjzbatuese në SHBA janë gjithnjë e më të sigurta se Moska punoi aktivisht për ta ndihmuar Trumpin të fitonte. Tani, zyrtarë të Pentagonit thonë se ata mendojnë që Putini “ka veshë në Shtëpinë e Bardhë”, që nga inaugurimi i Donald Trumpit, sipas ish oficerit të kundërzbulimit, John Schindler.

Lexo edhe:

Përfshihet nga flakët Drejtoria Arsimore e Fierit

Sherr mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

Por, përtej intrigave me spiunë, ka edhe një afërsi ideologjike. Kanë ikur kohët kur Moska komuniste mbështeste qeveritë e majta përreth botës”, shkruan Uashington Post. Sipas Tharoor, ideologët postsovjetikë të Putinit, e shohin Rusinë si pararojë të konservatizmit kristian nacionalist. Dhe në këtë pikë kanë një kauzë të përbashkët me partitë e ekstremit të djathtë në Europë, si dhe disa figura të rëndësishme të administratës së Trumpit.

Në vitin 2014, kryestrategu aktual në Shtëpinë e Bardhë, Stephen K. Bannon tha në një takim me konservatorë europianë, se “ne, Perëndimi judeo-kristian, duhet të shohim nga ato që thotë Putini, sa i përket tradicionalizmit – sidomos aty ku ai mbështet bazat e nacionalizmit”.

Sipas Uashington Post, “tradicionalistët perëndimirë” në Europë apo në SHBA, sot e shohin Putinin si bashkëudhëtarin e tyre. Spektri i një elite “globaliste” ishte temë e zakonshme në fushatën e Trumpit

Që tani po përmendet emri i David Petraeus mes kandidatëve për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare. Janë disa media amerikane që e bëjnë të ditur, duke cituar burime të mirëinformuara. Sipas CNN, Petraeus do të takohet me Trupin në Shtëpinë e Bardhë, në orët e ardhshme.

Tensioni ishte i pranishëm prej ditësh, përshkallëzimi ndodhi në disa orë, deri sa u bë e pashmangshme: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje. Por kishte orë që dihej se një gjë e tillë do të ndodhte. Në fillim kritikat, më pas fërkimet në ëest ëing, dhe dalja e lajmeve. Deri tek zbulimet e Uashington Post: në mbremje, duke cituar burime zyrtare anonime, gazeta shkruante se administrata Trump ishte paralajmëruar prej kohësh për vulnerabilitetin e mundshëm të Flynnit, që pas atyre bisedave me ambasadorin rus në SHBA, ishte bërë “i shantazhueshëm” nga Rusia. (Bota.al)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfshihet nga flakët Drejtoria Arsimore e Fierit

20:48 : 28/07/2026
AKTUALITET

Sherr mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

20:40 : 28/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ju kemi frikë”, aktivistja: Efektivë civilë kërcënuan me thikë protestuesin

20:36 : 28/07/2026
Lajmet e Dites

Arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

20:23 : 28/07/2026
AKTUALITET

“Asnjë algoritëm nuk e fshin realitetin”, pankartat ironike në ditën e 59-të të tubimit

20:11 : 28/07/2026
Lajmet e Dites

11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

19:57 : 28/07/2026
Para

Nis "Champions League". Sot PSG-Barça. Ja kalendari i ndeshjeve

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët Drejtoria Arsimore e Fierit

20:48 : 28/07/2026

Sherr mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

20:40 : 28/07/2026

“Nuk ju kemi frikë”, aktivistja: Efektivë civilë kërcënuan me thikë protestuesin

20:36 : 28/07/2026

Arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

20:23 : 28/07/2026

“Asnjë algoritëm nuk e fshin realitetin”, pankartat ironike në ditën e 59-të të tubimit

20:11 : 28/07/2026

11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

19:57 : 28/07/2026

Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

19:44 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinocratosroyalbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibomjojobetcasibomcasibom