Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Elbasanit”, pranë parkut të lojërave “7 Xhuxhat” në Tiranë.
Mësohet se një automjet, si pasojë e shpejtësisë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemët anësore.
Në vendgjarje kanë mbërritur forcat policore si dhe ambulanca e cila ka transportuar për në spital në gjendje të rëndë për jetën drejtuesin e mjetit të aksidentuar.
Sakaq policia ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të aksidentit.