Momente tensioni pati këtë të enjte në seancën parlamentare, mes deputetit demokrat Asllan Dogjani dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Shkak janë bërë pretendimet e Dogjanit, që në emër të PD ka akuzuar Beqajn për abuzime të rënda në shëndetësi.
Dogjani foli fillimisht për një video të transmetuar në emisionin “Stop” në TV Klan ndërsa më pas e akuzoi ministrin se po vret shqiptaret, dhe si dëshmi solli shembullin e një nene fëmija e se cilës vuan për shkak te mungese se një aparati vetëm 3 euro që i rrezikon jetën. Situata është tensionuar edhe më shumë kur Dogjani është afruar tek ulësja e Beqajt, por ndërhyrja e efektivëve të Gardës së Republikës ka shmangur përplasjen fizike.
Mes të dyve janë hedhur edhe fyerje personale. Beqaj ka kërkuar nga Dogjani që të distancohet nga deklarata e tij, por Dogjani ka vijuar me akuzat se ministri ka lënë në mëshirë të fatit pacientët në spitale.
REPLIKAT
Asllan Dogjani: Këta janë kriminelë, vrasin përditë fëmijë gra për shkak të sistemit shëndetësor.
Sali Berisha: Gramoz me këtë budall që keni s’mbahet ai budall aty.
Gramoz Ruçi – Sali Berishës: Ulu nej, ulu nej…
Ilir Beqja: Deklarata që u bë këtu është shumë e rëndë, kërkoj të distancohet nga deklarata se pacientët kanë frikë të ankohen se mjekët i vrasin, distancohuni politikisht nga kjo gjë.
Asllan Dogjani: Do ta them prapë…
Valentina Leskaj: Uluni se do përjashtoheni nga seanca, kush ua ka dhënë fjalën që dilni aty? Uluni aty dhe kërko fjalën, respekto Parlamentin.
Asllan Dogjani: Mjekët kanë frikë të reagojnë se i heqin nga puna nëse reagojnë ndaj asaj situate mjerane.