• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kapet “mat” punonjësi i OSHEE: Më paguaj në dorë dhe të rilidh energjinë (Video)

21:35 : 07/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në ekranin e Televizionit Klan, solli këtë të martë nëpërmjet kamerës së fshehtë sesi mund të rilidhet energjia duke paguar disa para në dorë.

Grupet e kontrollit të OSHEE-së kanë shkëputur energjinë në një lavazh automjetesh, për shkak të faturave të papaguara. Por inspektori i zonës afër Freskut, Hysen Nika, të takon me shefin dhe “bujaria” e këtij të fundit ta zgjidh hallin. Kamera e fshehtë e “STOP” tregon hap pas hapi këtë moment.

Punonjësi – Ti je ai i lavazhit?

Qytetari – Unë e kam me qera atë.

Punonjësi – Dëgjo, tani! Që ta dish mire! Në muajin shtator, në muajin dhjetor, ky ka qenë për të prerë, sepse ka pas një faturë … shtatori, në mos gaboj. Para 3 ditëve kishte qenë i mbyllur lokali. Pse ka qenë i mbyllur lokali? Ne e ulëm automatin. Në atë moment na morën në telefon, sot. Të shkoni, sepse objekti është i mbyllur. Se ne e shkrujtëm objekti i mbyllur në letra.

Qytetari – Po.

Punonjësi – Tani letrat kalojnë online, se kalojnë direkt online. E ne u detyruam për me e bërë, për me e ruajtur vendin e punës tonë. Ne çfarë bëmë, i hoqëm dy fijet aty, jo me e pre në shtyllë.

Qytetari – Po.

Punonjësi – Edhe e lamë momentin, ke ndonjë njeri, për me e futur aktiv?

Qytetari – Joo! Realisht unë s’kam asnjë lloj njeriu, as nuk di, prandaj erdha me biseduar.

Punonjësi – Ore, unë të kuptoj, ku e ke fjalën, po nuk e di, për sa kohë e do ti? Kot! Se unë kam frikë e heq, e zgjatëm i them dhe atij shefit, or ti do të japësh, sa do të japi, se ti s’je duke dhënë miliona euro.

Qytetari – Dëgjomë mua!

Punonjësi – Kafen, që jep sot, ti s’ke leverdi, se s’ke për t’ia shitur për një javë, dhjetë ditë…. Hajde, se po të them unë.

Qytetari – A mund ta mbaj tre muaj?

Punonjësi – Unë kam nevojë për pesë lekë. Unë nuk kam gjë në dorë, shkurt. Sepse të vije direkt, sepse janë tre, se s’jam duke bërë politikë. Po është Task Forca, Task Forca Rajonale, edhe ne. Edhe me një fjalë, kapin i shohin në sistem dhe na sjellin letrat e na thonë vijnë e na kontrollojnë të tjerët. Se qëllon me të lënë, hajde se po të them unë, ju ka lënë kape lidhe, unë s’jam duke të thënë gjë, unë jam ai, që p.sh. me e lidhur ti, me të denoncuar. Unë kam për borxh të flasësh me të, të jap një person, atë shefin e grupit operativ. Nëqoftëse të mbron ai, se unë nuk kam gjë në dorë, se me qenë kafen e marr vetë unë, nuk dua me gri sallatë, shkurt. Sepse jam shefi i grupit të zonës edhe nuk kam gjë në dorë.

Qytetari – A ke muhabet, a flet ti? Me kë duhet me fol?

Punonjësi – Pasi të marri ai, unë jam në autobus… Do t’i them o …, si të kesh mundësi me e marrë, merre ti një kafe, t’i them unë.

Qytetari – Po.

Punonjësi – Atëherë varet, nuk kam gjë në dorë, se me qenë atë kafe e marr vetë…

BISEDA TELEFONIKE

Punonjësi – Shef, si të kam? Mirë je? Desha me të takuar me një shok timin. Mirë, dil tek materniteti, se erdha edhe të mora. Hajde, se vijmë tani.

Qytetari – Përshëndetje! Si je? A je mirë?

Shefi – Si jeni?

Qytetari – A je mirë?

Shefi – Çfarë bëtë? Si dukesh?

Qytetari – Mirë.

Shefi – Si keni qenë?

Qytetari – Mirë.

Shefi – Lodhur?

Qytetari – Si pa drita.

Shefi – Ah…!

Punonjësi – Ec, se flasim dhe rrugës.

Shefi – Çfarë ndihme do ky tani?

Qytetari – Nëqoftëse është e mundur, që ta mbajë edhe ja tre muaj.

Shefi – Ajo fatura do na nxjerri punë ne. Do të nxjerri punë ty, se ne s’ka ç’a me na nxjerrë. Në momentin, që ti bën një ankesë për mbifaturim, i herë për një muaj, apo dy, apo dy, e ke të sigurtë.

Qytetari – Dhe një muaj thuaj…?

Shefi – E mbaj unë. Dhe një muaj e mbajmë kështu. Deri sa të vijë data e përgjigjes pastaj, në momentin që bën ankesën ti sot.

Qytetari – Shtyhet?

Shefi – Ne e trajtojmë pas 20 ditësh, fillojmë procesin, për ta trajtuar. Pas 20 ditësh, ne procesverbalet i bëjmë gabim dhe u shty dhe 20 ditë tjera, është rrugë e jona, sesi e bëjmë ne.

Qytetari – Mua më intereson, që të kem drita dhe kaq.

Shefi – Ne do bëjmë të pamundurën.

Punonjësi – Ne faktikisht…, ne ia premë.

Shefi – Lavazhin?

Punonjësi – Po ia premë.

Shefi – Po mirë, ikni dhe jepni drita tani edhe….

Qytetari – Si shkojnë këto?

Punonjësi – Çfarë të ka lënë në zemër, leje detyrimet!

Qytetari – Jo, jo! Realisht si?

Punonjësi – Fol tashti… Ne a folëm…?

Qytetari – Ore nëqoftëse jeni veç ju të dy?

Punonjësi – Po ç’ky është ore ç’ke? Se me qenë e kisha bërë…

Qytetari – A je ti, o bos?

Shefi – Nuk jemi t’u pa pazar.

Qytetari – A flas me shokun tënd?

Shefi – Po mirë.

Qytetari – Tani duhet me i dhënë muaj për muaj, apo si?

Punonjësi – Ore jepi një herë tani, se nuk je t’u i dhënë muaj për muaj, ç’a të kesh, ke lekë me vete tani?

Qytetari – Po kam. Sa?

Punonjësi – Sa je i kënaq ti?

Qytetari – Nuk e di unë, o bos, më thuaj sa?

Punonjësi – Jepi 100 mijë lekë, po i pate me vete.

Qytetari – 100 mijë lekë.

Punonjësi – Po jepja dhe më andej….

Qytetari – Në rregull.

Punonjësi – Prit këtu dhe të jap Bujarin me vete.

Qytetari – Kë të duash ti.

Punonjësi – Po do ma sjellësh përsëri këtu.

Qytetari – Po ta sjell unë përsëri.

Shefi – Do e bësh ankesën me datë 23, do sjellësh kartën e indentitetit deri me datën 23, shkoni e bëni, mos mbani procesverbal fare, se deri me 23 e mbaj unë.

Shefi – Rrofsh, rrofsh! Deri me datën 23 nuk ka problem, me datë 23 të më sjellësh kartën e identitetit ose jepja këtyre një fotokopje, do i japim një 5 mijë lekësh atij shokut, aty te Kujdesi për Klientin dhe u kry. Mirupafshim!

Punonjësi – Ç’a bën? Ç’kemi?

Qytetari – Si je? Je mirë? Do shkojmë t’i lidhim?

Punonjësi – E do shkojmë t’i lidhim. A fole me këta, me shefat?

Qytetari – Fola, ju shefat i keni shefa.

Punonjësi – Ti e kap nga brirët tamam, e kap te shefat, nuk merresh me ne, ne s’kemi gjë në dorë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

17:01 : 19/07/2025
RAJONI

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

16:58 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025
AKTUALITET

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025
AKTUALITET

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025
AKTUALITET

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

16:07 : 19/07/2025
Para

Darka Veliaj – Fusha dhe ndarja e çështjes së Ardit Gjoklajt

TË GJITHA

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

17:01 : 19/07/2025

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

16:58 : 19/07/2025

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

16:07 : 19/07/2025

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

15:58 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com