Vijon aksioni për dorëzimin vullnetar të armëve në vend. Sakaq ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shpërndarë në rrjete sociale një fotografi me burrelasit që dorëzojnë armët.
Nëse do t’i hidhni një vështrim kurioz armëve të dorëzuara do të kuptoni se bëhet fjalë për ca mauzerë që sot nuk është as e mundur të përdoren.
Pasi as fishekë nuk gjen dot për ato armë të vjetra.
Paçka kjo u pa si tallje e burrelasve, ministri Tahiri shfaqet në foto i buzëqeshur.