Një ditë më arë kreu i qeverisë Edi Rama, e paralajmëroi për të ‘mos gabuar’ më me deklarata janë linjës së qeverisë, ndërsa sot ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë duke u fokusuar në një tjetër çështje me rëndësi për vendin.
Ministria e Mjedisit i ka kushtuar sot një rëndësi tejet të veçantë ligatinave. Në Ditën Botërore të Ligatinave, ministri i Mjedisit Lefter Koka i konsideron si një prej pasurive të vyera që natyra i ka falur edhe vendit tonë. Ministri nënvizon se ato janë burim i vlerave të mëdha ekonomike, kulturore, shkencore dhe rekreative dhe si të tilla janë dhe do të jenë në fokus të politikës sonë mjedisore për një zhvillim të qëndrueshëm.
“Shqipëria kujton këtë ditë bashkë me vendet e tjera edhe për rëndësinë ndërkombëtare që kanë disa prej ligatinave shqiptare të cilat janë e konventës Ramsar. Ndër të tjera rëndësia ndërkombëtare e ligatinave qëndron në strehimin e shpendëve të veçantë ujorë migratorë, që gjithmonë e më shumë zgjedhin ligatinat tona për të dimëruar falë qetësisë së siguruar nga Moratoriumi i Gjuetisë!”, shkruan në Facebook ministri Koka.
Ai apelon që t’i mbrojmë dhe t’i zhvillojmë së bashku këto zona me potenciale të larta natyrore dhe me rëndësi të veçantë jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare.
Disa ligatina të rëndësishme në Shqipëri:
Liqeni i Prespës: Baseni i liqeneve të Prespes është një peizazh ekologjik dhe kulturor që përfshin katër Parqe Kombëtare me florë, faune dhe habitate unike. Në kuadrin e bashkepunimit ndërkufitar funksionon Komiteti Koordinues i Parkut te Prespes, një organizem trepalesh qe perfaqeson qeverite, autoritetet lokale dhe shoqerine civile dhe qe mbeshtet mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ne Parkun ndërkufitar të Prespës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe mirëqënien e popullsise. Pjesa shqiptare e Prespës është shpallur Park Kombëtar me VKM 80, datë 18.02.1999 me nje siperfaqe prej 27,750 ha.
Sa i takon specieve unike, flora e pjesës shqiptare të Parkut Kombëtar te Prespës numëron rreth 1000 lloje, ose 30% të gjithë florës së Shqipërisë. Po kështu, numërohen rreth 50 lloje te faunës dhe rreth 19 lloje bimore, të cilat gjenden vetëm në pellgun ujëmbledhës të Prespës, 1600 lloje fluturash dhe një shumëllojshmëri e madhe amfibësh dhe reptilësh. Parku i Prespës është një vend globalisht i rëndësishëm për ushqimin, shumëzimin dhe polenizimin e rreth 91 specieve të shpendeve migratorë, përfshi edhe llojin globalisht te rrezikuar të Pelikanit Dalmat (kaçurel). Ndërkohë, të paktën 19 lloje të faunës se eger në Park janë të rrezikuara.
Laguna e Karavastasë: Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe dhe më e bukur në Shqipëri, e shtirë në detin Adriatik. Laguna ndahet prej detit nga pylli me pisha i Divjakës, ndërsa tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna është shpallur Park Kombëtar dhe e mbrojtur nga Konventa e Ramsarit. Laguna e Karavastasë është vendi më perëndimor në Europë, ku Pelikani Kaçurrel (Pelikanus Crispus) bën fole. Gjithashtu rreth 5% e popullsisë së shpendëve në të gjithë botën jeton në Karavasta dhe shpesh mund t’i shihim ata duke fluturuar, madje edhe mbi qytetin e Divjakës. Laguna e Karavastasë ofron mundësi shumë të mira eko-turizmi, si dhe mundësi për të parë zogjtë dhe natyrën.
Liqeni i Shkodrës: Zona e mbrojtur e Liqenit të Shkodrës, në pjesen veriperëndimore të Shqipërisë, përbri kalasë së lashtë të Rozafës, përfshin 17.000 ha sipërfaqe, prej së cilës 15.000 ha është sipërfaqe ujore. Kjo sipërfaqe ujore konsiderohet si një nga zonat më të rëndësishme për shpendët në Evropë. Aty gjenden afro 40lloje shpendësh ujorë, ku gjejmë dhe llojin globalisht të kërcënuar Phalacrocoracspygmeus. Gjithashtu, aty jetojnë rreth 45 lloje peshqish, midis të cilëve është dhe blini. Liqeni ka dhe bimësi ujore, ku spikat zambaku i ujit, etj. Liqeni i Shkodrës është më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe totale prej 368 km, prej së cilës 149 km në anën shqiptare. Liqeni rrethohet nga livadhe dhe qëndron në këmbët e malit të Traboshit. Liqeni i Shkodrës karakterizohet nga një vegjetacion i pasur me më shumë se 80 specie ujore dhe bregdetare. Në liqen janë vrojtuar rreth 280 specie zogjsh.
Laguna e Kune Vain: Zona e mbrojtur e Kune-Vain ka një sipërfaqe prej 4100 ha, nga e cila 300 ha i përkasin respektivisht rezervës së Kune dhe 3800 ha atij të Vain dhe nënzonave të tjera të tij, (laguna e Kënallës, grykëderdhja e Drinit-Ceka, Tale-Grykëderdhja eMatit). Zona është me një rëndësi të veçantë për larminë e tipeve të habitateve që bart dhe për arealin që ajo krijon për mbajtjen e shpendëve migratore dhe në mënyrë të veçantë për kolonitë e shapkave. Laguna është e pasur me vegjetacion ujor, me shtretër të shtrirë mjaf të mirë të kallamishteve, të alternuar me pasqyra uji. Kompleksi ligatinor dhe tokat e përkënetuara, të kombinuara me grykëderdhjen e lumit të Matit, krijojnë kushte për mbajtjen e një numri të konsiderueshëm shpendësh migratorë.
Delta e Drinit është një zonë shumë e rëndësishme që mban në sezonin dimëror shpendë të rralë dhe të rrezikuar si kormorantët dhe lundrën.
Në zonë gjenden specie që mbrohen nga konventa ndërkombëtare, si p.sh. lakuriqi, shqiponja laramane, rosa, skifterët. Delta e Drinit strehon gjithashtu dhe lejlekun, por edhe egreta e vogël, syargjendi, bajza, etj. Në të gjenden 12 specie molusqesh, 24 specie reptilësh, 196 specie zogjsh, dhe 23 lloje gjitarësh. Rezerva natyrore është shpallur si rezervat gjuetie që nga viti 1940, ndërsa që nga viti 1992 filloi të menaxhohet si zonë e mbrojtur.













