Organizata më e madhe në botë e vendeve islamike shprehu “shqetësim të madh” me urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu ndaluar përkohësisht hyrjen në SHBA-s qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Organizata për Bashkëpunim Islamik tha se “shumica e atyre që ikin nga lufta dhe persekutimi janë prekur padrejtësisht nga ky urdhër”.
“Këto akte selektive dhe diskriminuese vetëm se do të shërbejnë për të inkurajuar predikimet radikale të ekstremistëve”, thuhet në deklaratë, përcjell Atsh.
Vendet e prekura përfshijnë: Irakun, Sirinë, Iranin, Sudanin, Libinë, Somalinë dhe Jemenin – të gjitha këto shtete anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.