Minoriteti grek ka qenë gjithmonë çështja kryesore e diskutimeve dhe takimeve bilaterale në axhendën e qeverive të ndryshme të Greqisë, sa herë ata takohen me zyrtarët shqiptarë.
Shpesh herë pretendimet e tyre për keqtrajtime apo mohimin e të drejtave të tyre në Shqipëri, kanë shkaktuar tensione mes Athinës dhe Tiranës. Shpesh herë edhe në mënyrë krejt artificiale.
Dhe kjo mund të konfirmohet edhe nga një raport sekret autentik i shërbimit të inteligjencës amerikane CIA, i vitit 1994, ku përshkruhen pikërisht këto raporte dhe gjendja e minoriteti grek në Shqipëri.
Raporti përmban të dhëna mjaft interesante dhe origjinale të cilat konfirmojnë kujdesin dhe respektimin që u bëhej të drejtave të minoriteti grek Shqipërisë, deri edhe në përkujdesjen për të mos lejuar zhvendosjen e popullsisë shqiptare në zonat e banuara nga minoritet grek, gjithmonë në kuadrin e evitimit të përplasjeve të panevojshme etnike.
Raporti i plotë i CIA-as për gjendjen e minoritetit grekt në Shqipëri gjatë vitit 1994.
Statusi i Minoritetit grek
Ne nuk kemi zbuluar asnjë të dhënë se Tirana po ndërmerr ndonjë politikë sistematike të intimidimit të minoritetit të grek me qëllim largimin e tyre nga Shqipëria. Nga ana tjetër informacionet që na janë furnizuar tregojnë se akuzat e lëshura nga Ahtina për dhunimin e të drejtave të njeriut nga ana e Tiranës janë shumë më shumë ekstreme sesa vetë ankesat e bëra nga minoriteti grek në Shqipëri. Komisionieri për Drejtat e Njeriut në KSBE (sot OSBE) Max Van der Stoel, e vizitoi dy herë vitin e kaluar Shqipërinë dhe arriti në përfundimin se trajtimi i minoritetit grek ishte konform rekomandimeve të KSBE-së. Van der Stoel personalisht ka investiguar disa akuza të veçanta që bëra nga Athina në këtë drejtim dhe më vonë ai i deklaroi Athinës, se ato ishin të pabaza.
-Mundësitë më më mira ekonomike në jug të Shqipërisë janë duke inkurajuar migrimin nga veriu në jug por nuk ka të dhëna se ekziston ndonjë program qeveritar që synon të zhvendosë popullsi etnike shqiptarë në zonat e popullisë etnike greke.
-Tirana është duke zhvendosur disa familja nga zonat e varfëra në very të Shqipërisë në toka pa pronar dhe që janë në pronësi të shtetit shqiptar. Këto toka ndodhen kryesisht në qendër të Shqipërisë dhe pikërisht për këtë arsye, zonat e minoritarëve do të vijojnë të mbeten të paprekura.