• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Ja si duhej hartuar Plani i Tiranës!

21:25 : 25/01/2017
në OP-ED

Nga Gentian Kaprata – Urbanism & Democracy 

Ditët e para mediatike të vitit 2017 u mbushën nga daljet publike të zyrtarëve të lartë të Tiranës në mbrojtje të Planit të Pallateve. Më sakt, më shumë sesa në mbrojtje të Planit, prania e tyre mediatike, ishte në sulm ndaj atyre që guxuan të ‘baltosnin’ një nga punët më të rëndësishme të “njeriut që punon”. Sepse kjo do jetë strategjia mediatiko-demagogjike e z. Veliaj në këtë lot të karrierës së tij politike. Krijimi i  imazhit, në perceptimin shoqëror, të një  konflikti midis tij si ‘njeriu që bën gjëra për qytetin’, dhe oponentëve të tij si ‘baltosës profesionistë’! Me një fjalë: delegjitimimi i kundështuesve, e në këtë kuptim, nganjimi i të vërtetës së tij. Në fakt, ky shkrim nuk është mbi strategjitë e manipulimit publik nga z. Veliaj. Në të kundërt, ky shkrim i dedikohet domosdoshmërisë së përfshirjes së publikut në proceset e hartimit të Planeve të zhvillimit  të territorit. Sigurisht, nëse duam që zhvillimi i ardhshëm të jetë në përputhje me këto planifikime.

Në të kundërt, nëse kasta harton Planin e saj, sikurse e kemi thënë më parë i takon edhe “masave” të bëjnë Planet e tyre. Mirëpo “masat”, vecanërisht në këto kohë atomizimi social që po kalon prej 25 vjetësh Shqipëria, dhe kur institucionet heqin dorë nga detyra e tyre e tërheqjes në kuvendime të përbashkëta të të gjithë aktorëve e faktorëve social e ekonomik, nuk ka tjetër kush ti bëj bashkë. Kështu që ato do ideojnë projektet personale, familjare apo të bisnesit të tyre, të cilat do i japin zgjidhje problematikave individuale dhe nga qasje subjektive. Atë që formohet nga ky konteks ndërtues nuk ka nevojë ta përshkruaj unë. Mjafton të dilni nga banesat tuaja se e perceptoni dhe analizoni vet. Shqipëria urbane është shembulli më përfaqësues i mënyrës së fragmentarizuar të zhvillimit urban e territorial. Cdo shqiptar, nëpërmjet subjektivitetit të tij, i ka dhënë përgjigje ‘hallit të vet’ duke ndërtuar qytetin e të gjithëve në të cilin jetojmë të gjithë.

Parë në këtë kuptim, ne gjendemi para pyetjes bazike: Cfarë duhet të ndryshojmë që gjerat të mos shkojnë në këtë drejtim të pa dëshirueshëm? Përgjigjen e të cilës duhet ta kërkojmë në bazament. Në kulturën tonë të planifikimit urban. Ne, përshkak të shkëputjes për 50 vjet nga bota perëndimore, trashëgojmë një kulturë të planifikimit urban që i përket viteve 60-të shekullit të kaluar. Kohë kur disa arkitektë, të cilët janë baballarët e urbanistikës shqiptare, mbaruan studimet në vendet lindore. Ndërkohë, urbanistët e rinj që po diplomohen në vitet e fundit në perëndim nuk janë ndeshur në debate apo teza në ndihmë të këtij kapërcimi shkencor, sepse vendet ku ata studiojnë i kanë kaluar këto procese demokratizuese dekada më parë. Në këtë kuptim, ne kemi trashëguar praktikat shqiptare të planifikimit urban që konsiston në ‘projektimin urban’ si aktivitet shkencor i profesionistëve dhe menaxhimin urban si aktivitet i elitës politike.

Mirëpo bota, ka evoluar në kuptimin social e politik dhe, në këtë kuptim, ka evoluar edhe shkenca e planifikimit territorial. Modeli Lasswell (modeli linear i Harold d. Lasswell në 1948) u braktis përgjatë viteve 1970, kohë kur bota perëndimore e ktheu shikimin nga modeli ciklik dhe interaktiv i formulimit të politikave. Në ato vite, lëvizjet për demokratizim sollën edhe nevojën e përfshirjes (intearkivitetit) së palëve të interesuara në proceset e planifikuese. Procese që gjatë 50 viteve të fundit kanë evoluar deri në bashkëplanifikim. Së fundmi, Paul Krugman (fituesi i cmimit Nobël 2008) në librin e tij ‘Ekonomia e Vet-organizimit’, do të theksonte ‘vet-organizimi është dicka që ne e observojmë dhe përpiqemi ta kuptojmë dhe jo një gjë që ne e duam’. Prandaj ne sot gjendemi vetëm përpara një modeli për hartimin e Planit të Tiranës: kuvendim midis gjithë aktorëve të zhvillimit, në moderimin dhe suportin teknik të urbanistëve më të mirë të qytetit.

Lexo edhe:

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

Dyert e sallës së mbledhjeve të Këshilli Bashkiak duheshin hequr. Një axhendë kuvendimesh sipas temave specifike duhej hartuar dhe bërë publike. Të gjitha organizatat shoqërore (fitimprurëse ose jo): ekonomike; kulturore; mjedisore; mjeksore; artistike e sportive, duhet të ishin tërhequr në debatet tematike. Departamenteve shkencore dhe intelektualëve u duhej kërkuar të përfshiheshin, së bashku me punimet e tyre shkencore për temat në diskutim. Kamerat e televizioneve duheshin montuar për të filmuar gjatë gjithë kohës. Transmetimet direkte mbi temat më të nxehta të kuvendimit duhet të zinin orët më pik të transmetimit. Dhe paralelisht me këto, një seksetari teknike që protokollon të gjitha dakortësitë e arritura në kuvendime, duke i kthyer ato ose në harta ose në materiale të shkruara. Kështu duhej të ishte hartuar plani i Tiranës. Si një festë e qytetit! Si një rigjenerim shpirtëror e kulturor i shoqërisë tonë të nëpërkëmbur!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025
NDRYSHE

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025
AKTUALITET

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025
AKTUALITET

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025
Para

Shpallet i pafajshëm pas 25 vitesh në burg

TË GJITHA

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com