• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpallen vendet bosh për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ja kriteret

14:33 : 13/01/2017
në AKTUALITET

Kuvendi i  Shqipërisë ka shpallur vendet vakante për 2 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor  nga radhët e avokatëve.

Sakaq njoftohen avokatët që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 28 janar 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin nëse zgjidhen;

Lexo edhe:

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për integritetin e personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut të vitit 1991;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

dh) dokumente konfirmuese nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, që vërtetojnë se kandidati plotëson kushtet e parashikuara në shkronjat “c” deri në “e”, të nenit 19, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

e) çdo dokument tjetër që vërteton plotësimin e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 19 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected],  si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:

Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE DHE THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Kuvendi i  Shqipërisë, bazuar në nenet 118 dhe 279, pika 8, të  ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,  shpall vendet vakante  për  2 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë   nga radhët e avokatëve.

Njoftohen avokatët që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 28 janar 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin nëse zgjidhen;

c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për integritetin e personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut të vitit 1991;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve sekrete;

dh) dokumente konfirmuese nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, që vërtetojnë se kandidati plotëson kushtet e parashikuara në shkronjat “c” deri në “e”, të nenit 117, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

e) çdo dokument tjetër që vërteton plotësimin e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 117 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected],  si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:

Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë

SHPALLJE E VENDIT VAKANT DHE THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

Kuvendi i  Shqipërisë, bazuar në nenet 55 dhe 276, pika 8, të  ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,  shpall vendin vakant  për  1 anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor  nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.

Njoftohen anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 54, pika 2,  të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 28 janar 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;

dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 54, pika 2,  të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected],  si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:

Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë

SHPALLJE E VENDIT VAKANT DHE THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Kuvendi i  Shqipërisë, bazuar në nenet 153 dhe 279, pika 8, të  ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,  shpall vendin vakant  për 1  anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë  nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.

Njoftohen anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit  115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 28 janar 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

c) formularin e vetëdeklarimit sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;

dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected],  si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:

Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

Kuvendi i  Shqipërisë, bazuar në nenet 37 dhe 276, pika 8, të  ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shpall vendet vakante  për 2 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) të jenë shtetas shqiptarë;

b) të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist;

c) në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në fakultetin e drejtësisë të një institucioni të arsimit të lartë (IAL) ose pedagogë të brendshëm ose të jashtëm jomagjistratë në Shkollën e Magjistraturës;

ç) të jenë personel akademik të kategorisë “profesor” ose “lektor”;

d) në kohën e kandidimit të mos jenë rektor ose Drejtor i Shkollës së Magjistraturës

dh) të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

e) të mos kenë qenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

ë) të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike përpara kandidimit;

f) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

g) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve inteligjente;

gj) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.

Secili prej institucioneve të arsimit të lartë që kanë në përbërje të tyre si njësi kryesore fakultete të drejtësisë, të akredituara sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, si dhe Shkolla e Magjistraturës, të fillojnë procedurat për shpalljen e thirrjeve të interesit, për depozitimin e kandidaturave dhe të dokumentacionit përkatës, si dhe për verifikimin e plotësimit  të kritereve ligjore të kandidatëve, sipas parashikimeve të neneve 37, 39, 40 e në vazhdim, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE  PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Kuvendi i  Shqipërisë, bazuar në nenet 135 dhe 279, pika 8, të  ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shpall vendet vakante  për 2 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) të jenë shtetas shqiptarë;

b) të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist;

c) në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në fakultetin e drejtësisë të një institucioni të arsimit të lartë ose pedagogë të brendshëm ose pedagogë të jashtëm jomagjistratë në Shkollën e Magjistraturës;

ç) të jenë personel akademik të kategorisë “profesor” ose “lektor”;

d) në kohën e kandidimit, të mos jenë rektor ose Drejtor i Shkollës së Magjistraturës;

dh)  të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

e) të mos kenë qenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

ë) të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike përpara kandidimit;

f) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

g) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve inteligjente;

gj) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.

Secili prej institucioneve të arsimit të lartë që kanë në përbërje të tyre si njësi kryesore fakultete të drejtësisë, të akredituara sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, si dhe Shkolla e Magjistraturës, të fillojnë procedurat për shpalljen e thirrjeve të interesit, për depozitimin e kandidaturave dhe të dokumentacionit përkatës, si dhe për verifikimin e plotësimit  të kritereve ligjore të kandidatëve, sipas parashikimeve të neneve 135, 137, 138 e në vazhdim, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Lajme të lidhura

BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
Para

PS "veto" votimit elektronik, Bylykbashi: Vrau reformën zgjedhore. PD drejt bojkotit të Kuvendit?

TË GJITHA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com