Një 25-vjeçar nga qyteti i Pogradecit ka humbur jetën tragjikisht, teksa po bënte dush. Raportohet se ngjarja e rëndë u shënua në lagjen numër 1 të qytetit.
Viktima është shtetasi Fatjon Lepa, 25 vjeç.
Mësohet se nga hetimet e para dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e një masë elektrike.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.