• Kontakt
Sunday, July 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Me Alepon, por larg Alepos!

19:54 : 15/12/2016
në OP-ED

Nga Gazmend Aga

Njerëzimin nuk e bashkon veç gëzimi, por dhe trishtimi. E tillë ishte ndërgjegja e njerëzve të thjeshtë anembanë botës pas pamjeve të trishta nga Alepo.

Këto pesë vite lufte e masakra na kanë bërë të besojmë se sirianët janë jetimët e shekullit. Qindra mijëra të vdekur e plagosur, mbi 12 milionë të shpërngulur, brenda një harku kohor marramendës, e kthyen Sirinë në Tragjedinë e Mileniumit të Tretë.

Si besimtar dhe qenie njerëzore, nuk mund t’i mbash lotët përballë dhimbjes siriane. Megjithatë, “zjarri djeg aty ku bie”! Askush prej nesh nuk e ndjen apo  kupton realisht atë që po ndodh. Atë e dinë veç nënat e baballarët, të cilëve u ka mbetur streha bosh, po ashtu, e kuptojnë më së miri jetimët, që përveç se nuk kanë një dorë që të kujdeset e përkëdhelë kokën, s’kanë më as strehë. Zërat e ndërgjegjes së myslimanëve u munduan ta mbajnë të shuar këtë zjarr, por s’ja dolën. Të paktë ishin ata që u përpoqën për paqen.

“Në paqe ka mirësi”, thotë Zoti në Kuranin Famëlartë, por ja që njeriu jo gjithmonë ndjek porositë e tij. Kur çdo gjë nisi, u harrua se nuk ka buzëqeshje në luftë, u harrua se ajo do të sillte plagë, u harrua se paqja më e keqe është më e mirë se lufta, u harrua se në luftë nuk ka më poezi, art, besim, këngë, shoqëri, xhami, kishë por as dashuri.

Lexo edhe:

Vrasja e Edmond Sulës në Vorë, 50-vjeçari merrej me shit-blerje pronash! Autori e qëlloi me pushkë me dylbi

Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit, SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit!

Në luftë ka dhimbje, në luftë ka lot. Ajo që ndodhi në Siri nuk lëndoi veç zemra paqedashësish, ajo lëndoi dhe familje shqiptarësh, bijtë e të cilave u bënë pjesë e një lufte që s’na përket. Qindra shqiptarë lanë familjet dhe hallet e vendit të tyre dhe shkuan të zgjidhin “Òtnen”, ose kaosin në një vend të panjohur për ta. Mes tyre ishin shumë të cilët u mashtruan, disa nga varfëria, disa pikërisht nga ideologjia që i hodhi benzinë zjarrit.

Sapo pashë pamjet nga Alepo përjetova dy ndjenja: E para, dhimbje rreth asaj që po ndodh dhe klithma e heshtjes ishte “Kur do të gjejnë paqe o Zot?” dhe e dyta: Nuk duhet të gabojnë përsëri shqiptarët e mi. Nuk duhet të jemi më pjesë e asaj që po ndodh atje. Të lutemi për çdo viktimë në Siri, të lutemi që ndjenjat e zilisë, urrejtje, etjes për pushtet dhe pangopshmërisë të shkulen nga zemrat e njeriut! Të lutemi e të punojmë që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë, por pa u bërë më pjesë e thirrjeve për “xhihadin e shastisur” në Siri!

Sot më shumë se kurrë, u vërtetuan zërat e atyre që pesë vite më parë thonin se Siria nuk ishte “xhihadi” ynë. Kon㺿rmuam me sytë tanë faktin se në të vërtetë, ‘xhihadi’ ynë është lufta me egon, përkujdesja për familjen, shoqërinë  dhe puna e ndershme për një Shqipëri më të mirë.
*Nenkryetar i Komunitetit Mysliman ne Shqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Edmond Sulës në Vorë, 50-vjeçari merrej me shit-blerje pronash! Autori e qëlloi me pushkë me dylbi

11:07 : 12/07/2026
BOTA

Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit, SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit!

11:02 : 12/07/2026
AKTUALITET

“Oktapodi” i oksigjenit mjekësor/ Emrat dhe fijet që lëviz “Niku i Ndrangheta-s” në tregun miliona euro

10:45 : 12/07/2026
AKTUALITET

Zbulohen qindra bimë kanabis në Mirditë, tre persona përfundojnë në pranga

10:33 : 12/07/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, drejtuesi i mjetit përfundon në spital

10:24 : 12/07/2026
SPORT

Kane dhe Bellingham hyjnë në histori, vendosin një rekord të ri në Kupën e Botës

10:12 : 12/07/2026
Para

Dy vëllezër rrëfejnë tmerrin e ISIS: "Na goditën dy herë me hanxhar, na prenë duart"

TË GJITHA

Vrasja e Edmond Sulës në Vorë, 50-vjeçari merrej me shit-blerje pronash! Autori e qëlloi me pushkë me dylbi

11:07 : 12/07/2026

Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit, SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit!

11:02 : 12/07/2026

“Oktapodi” i oksigjenit mjekësor/ Emrat dhe fijet që lëviz “Niku i Ndrangheta-s” në tregun miliona euro

10:45 : 12/07/2026

Zbulohen qindra bimë kanabis në Mirditë, tre persona përfundojnë në pranga

10:33 : 12/07/2026

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, drejtuesi i mjetit përfundon në spital

10:24 : 12/07/2026

Kane dhe Bellingham hyjnë në histori, vendosin një rekord të ri në Kupën e Botës

10:12 : 12/07/2026

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Aleksandër Koçeku u qëllua me 25 plumba, hetohet pista e hakmarrjes

09:55 : 12/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişgalabetjojobetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberİmajbetbetciobetciojojobetjojobet giriş