• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronësi me dokumente të falsifikuara, Prokuroria sekuestro mbi 500 ha tokë në Ksamil

13:49 : 10/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Prokuroria e Vlorës ka vendosur nën sekuestron rreth 500 mijë metra katrorë tokë kullotë në Ksamil, Sarandë, e dyshuar se është përfituar nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar nga trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro.

Prokuroria e Vlorës nisi hetimin, në bazë të materialit të referuar nga ana e Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se kjo sipërfaqe tokë pranë bregut është përfituar, duke falsifikuar dokumentat e pronësisë, si edhe duke falsifikuar një vendim gjykate të vitit 1996. Në bazë të të dhënave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Vlorës paraqiti kërkesën për sekuestron të këtij trualli, kërkesë e cila u pranua.

Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë Vlorë, rezulton se:

Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Vlorë, ka vendosur në vitin 2007 të njohë si pronarë të kësaj sipërfaqe trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro. Ky vendim është kundërshtuar në gjykatë nga ana e Zyrës së Hipotekës së Sarandës, e cila nuk ka pranuar të regjistrojë këtë pronë në emër të përfituesve sipas listës së AKKP-së, Vlorë. Por gjykata e Vlorës, në vitin 2008, ka urdhëruar Hipotekën e Sarandës të regjistrojë tokën kullotë në emër të trashëgimtarëve. Gjykata e Sarandës, në vitin 2008, është bazuar në vendimmarrjen e saj në një tjetër vendim të po kësaj gjykate, të vitit 1996, ku familjarët Piro ishin njohur si pronarë të asaj toke. Pasi e regjistruan tokën në Hipotekë, në vitin 2008, pronarët e rinj nisën të shisnin një pjesë të saj tek persona të tretë.

Në vitin 2015, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë kishte konstatuar parregullsi në dosjen e kthimit të kësaj pasurie dhe dorëzoi një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës.

Lexo edhe:

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Nga veprimet hetimore të kryera, Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshime të arsyeshme se, për përfitimin e kësaj prone, janë përdorur dokumenta të fallsifikuara.

Në dosjen e aplikimit tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, Prokuroria evidentoi se gjendej një vërtetim i Hipotekës së Sarandës së vitit 1995, jo origjinal (fotokopje e njehsuar me origjinalin), në bazë të të cilit vërtetohet fakti se kjo pronë figuron e regjistruar në emër të shtetasit Resul Piro.

Gjithashtu, në dosjen e aplikimit gjendet edhe një vendim i Gjykatës së Sarandës, të vitit 1996, në bazë të të cilit, njihej si pronar Resul Piro.

Por, nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Vlorës rezulton se, të paktën vendimi i gjykatës, është tërësisht i falsifikuar. Nga ana e Prokurorisë u kryer ekspertimi grafik mbi firmat e gjyqtarëve dhe sekretarëve që ishin shënuar si të pranishëm në seancën për njohjen e pronës familjarëve Piro.

Ekspertimi grafik u krye tek firmat e të të njëjtit gjyqtar dhe sekretarë në vendime të ndryshme të asaj kohe. Kjo, për faktin se dosja origjinale që pretendohej se ekzistonte në gjykatën e Sarandës, nuk u gjet. Në bazë të ekspertizës grafike, rezultoi se vendimi i gjykatës i vitit 1996 është tërësisht i falsifikuar.

Duke qenë se ky vendim gjykate ka shërbyer për veprimet e mëtejshme për njohjen, regjistrimin dhe tjetërsimin e pronës nga ana e familjarëve Piro, Prokuroria e Vlorës sekuestroi e të gjithë sipërfaqes së saj, e cila është rreth 500 hektarë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
Para

Vëllai i Klement Balilit: Ai është në Shqipëri, s'ka urdhër arresti për të. Lojë politike

TË GJITHA

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com