• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Progres Raporti 2016 i BE/ Ilir Meta, ndër “faktorët kryesorë” të ngërçit të integrimit

17:17 : 08/12/2016
në OP-ED

Nga Ilir Sinanaj

Nëse do të lexojmë me vëmendje Progres-Raportet e Bashkimit Evropian kuptohet menjëherë se ku qëndrojnë problematikat që duhet të zgjidhë Shqipëria për të përparuar në rrugën e integrimit. Mediat-fason tradicionale mjaftohen duke “transportuar” fjalët e politikanëve tanë, gjatë takimeve me zyrtarë të Bashkimit Evropian, dhe duke e marrë përmbajtjen e tyre të përgjithshme si përparim të Shqipërisë në rrugëtimin Evropian.

Së fundmi patëm Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, që “mori me vete” Ministren e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, dhe takoi një numër të caktuar zyrtarësh evropianë. Por sa ka bërë realisht Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, për çështjen e integrimit evropian? Vlerësimi real është e “zeza mbi të bardhë” në progres-raportet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, dhe jo deklaratat për shtyp apo bashkëbisedimet e zyrtarëve.

Kështu, nëse do t’i referohemi Progres-Raporteve të BE-së për Shqipërinë të viteve 2015 dhe 2015, shohim se Parlamenti është i kufizuar në kapacitete për sa i përket monitorimit të përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Gjatë raporteve të dy viteve kjo ka qenë një çështje e përsëritur nga Bashkimi Evropian. Akoma më “e rëndë” bëhet çështja kur Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është edhe kreu i një partie si LSI-ja, e cila në themel të saj ka çështjen e integrimit. Progres-Raporti i BE-së për Shqipërinë i vitit 2016 e ka bërë të qartë që përqasja e gjithëpërfshirjes së shqiptarëve në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë ka “dështuar”. Pra një nga aktorët që po “pengon” integrimin evropian të Shqipërisë është vetë Parlamenti, për shkak të mungesës së veprimtarisë së tij në lidhje me këtë çështje.

“Në mars, Parlamenti miratoi një ligj të ri për rolin e vet në procesin e integrimit në Bashkimin e Evropian, për të mundësuar më shumë përfshirje, mbikëqyrje dhe shkëmbim informacioni. Kjo u pasua në maj me themelimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian për ta bërë procesin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian më përfshirës. Kapaciteti i Parlamentit për të monitoruar zbatimin dhe përputhshmërinë e legjislacionit me ligjet e Bashkimit Evropian vazhdoi të ishte i kufizuar. Koordinimi me degën ekzekutive duhet të rritet. Mekanizma te tjera mbikëqyrjeje, si seanca pyetje dhe përgjigjesh, vazhduan të ishin të papërdorura”, thuhet në fq. 7 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2015, për Parlamentin.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

“Rregullorja e Parlamentit ende nuk pasqyron ligjin e rolit të Parlamentit ne procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, të miratuar në mars 2015. Kapaciteti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian u rrit me shtimin e një njësie mbështetëse. Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian akoma nuk e ka marrë rolin e plotë të një forumi për përfshirje dhe konsultim të gjerë mbi çështje të Bashkimit Evropian. Kapaciteti i përgjithshëm i Parlamentit për të monitoruar zbatimin dhe përputhshmërinë e legjislacionit të ri me “acquis communautaire” (baza ligjore e Bashkimit Evropian) vazhdoi të ishte e kufizuar. Pavarësisht disa përpjekjeve, koordinimi me pjesën ekzekutive duhet që të përmirësohet më tej”, thuhet në fq. 7 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2016, për Parlamentin.

Truri “i munguar” në Parlament

Një çështje tjetër që përsëritet në 3 progres-raportet e fundit të BE-së për Shqipërinë është mungesa e një personeli ekspert që të ndërmarrë punë kërkimore dhe analitike. Mungesa e ekspertëve ne parlament (jo deputetët por nëpunësit që merren me analizën e ligjeve) sjell edhe keqfunksionimin e tij. Nuk duhet harruar se në Parlament shqyrtohen ligje, që prekin drejtpërdrejt përditshmërinë shqiptare dhe menaxhimin e pasurive natyrore të Shqipërisë. Kjo është një çështje, që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk e ka marrë fare parasysh, pasi përsëritet në 3 progres-raporte rresht të BE-së për Shqipërinë.

“Është punuar për të përmirësuar kapacitetet administrative dhe të ekspertizës në parlament, kryesisht duke vendosur personel të ri në poste kyçe. Mjete të mjaftueshme duhet të vihen në dispozicion për të trajnuar personelin”, thuhet në fq. 7 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2014, për Parlamentin.

“Struktura organizative dhe organizative e Parlamentit dhe kapaciteti i ekspertizës duhet të përmirësohen më tej, gjë që kërkon vënien në dispozicion të fondeve të mjaftueshme për të rekrutuar dhe trajnuar personel, veçanërisht për sa i përket punës kërkimore dhe analizës”, thuhet në fq. 7 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2015, për Parlamentin.

“Kapaciteti i ekspertizës u forcua në shkurt dhe u miratua rritje buxhetore për trajnime, por kapaciteti kërkimor dhe analitik vazhdoi të ishte i kufizuar”, thuhet në fq. 8 të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë i vitit 2016, për Parlamentin.

2014
15357030_10154825222574264_1476764745_n
15424587_10154825222859264_805135948_n

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026
SPORT

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026
BOTA

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026
AKTUALITET

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026
AKTUALITET

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026
Para

8 dhjetori, të rinjtë e Sarandës protestojnë kundër qeverisjes lokale e qendrore

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026

‘Peshqeshi’ që protestuesit i lanë në shesh Edi Ramës

22:19 : 06/06/2026

Grupi i Arlindës së OPB/ Ja rolet e Mirela Zholit, Entela Postolit dhe Erion Shtyllës në manipulimin e tenderave

22:10 : 06/06/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin

21:54 : 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan, tre të plagosur rëndë

21:42 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Giriş