Një person u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Bilaj të Krujës. Nga hetimet e para rezulton se viktima është identifikuar si Tonin Dobrozi, rreth 40 vjec.
Ai ishte baba i dy fëmijëve, por ata jetonin me gruan dhe çifti ishte i ndarë. Nga këqyrja e parë e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që dyshohet se ai mund të ketë vdekur para 3 ditësh.
Çifti kishte edhe dy fëmijë, por ata jetonin me të ëmën pas kujdestarisë që kishte vendosur gjykata.
Ndërkohë blutë e Krujës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.