• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet në qeli zbulojnë vrasjen e ish-kryeplakut nga djali i tij (Foto)

17:36 : 04/12/2016
në AKTUALITET

Prokuroria e Krimeve të Rënda dënon në gjyq tre anëtarë të familjes me akuzën e vrasjes ndaj ishkryeplakut të Manzës, Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur në 18 mars 2016.

Pak ditë më parë, Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë dosjen penale ndaj shtetasve Arban Djaloshi dhe Flavio Djaloshi, vëllezër mes tyre. E akuzuar është edhe nëna e dy djemve, shtetasja Bardhe Djaloshi.

Sipas Prokurorisë, tre të dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprat penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në bashkëpunim.

Në kërkesën për gjykimin e çështjes në Gjykatë, Prokuroria thekson se shtetasi Arban Djaloshi ka pranuar para grupit të hetimit se është autori i vrasjes së babait të tij, Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur në 18 mars 2016, në zonën e Manzës, në Durrës.

Autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkoolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit (bashkëshorten e viktimës).

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

Disa ditë pas krimit, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u ndaluan tre anëtarët e familjes Djaloshi, konkretisht bashkëshortja dhe dy djemtë e viktimës.

Prokuroria e Durrësit krijoi dyshime se autori i vrasjes së Miroshit gjendej mes familjarëve dhe kjo pistë u forcua nga fakti se gjatë veprimeve hetimore rezultoi se viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes.

Ndërsa brenda familjes anëtarët kishin konflikte të vazhdueshme, për shkak se Mirosh Djaloshi shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur. Për këtë arsye, sipas Prokurorisë, dosja u kaloi Krimeve të Rënda.

VRASJA E ISH-KRYEPLAKUT

Nga hetimet e Prokurorisë, ka rezultuar se më datë 18.03.2016, ora 07:00, në fshatin Shkallë, në rrugën që të çon për në hyrje të oborrit të banesës së tij, është gjetur i vrarë shtetasi Mirosh Djaloshi. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, pranë portës kryesore të oborrit të banesës së tij, rreth orës 05:45, nga djali i tij, Arban Djaloshi.

Nga këqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dy dëmtime në pjesën e kafkës së kokës dhe se koha e vdekjes së tij ka qenë rreth 10 orë nga koha e kryerjes së këqyrjes së kufomës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve okularë, pyetja e të dëmtuarve, këqyrja dhe marrja e provave materiale etj., nga ku ka rezultuar se: Nga deklarimet e familjarëve të viktimës ka rezultuar se viktima Mirosh Djaloshi ka qenë përdorues i pijeve alkoolike.

Më datë 17.03.2016, ai ka konsumuar alkool në banesën e tij dhe në lokale të fshatit. Është kthyer përsëri në banesën e tij dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga banesa, duke u thënë pjesëtarëve të familjes që po dilte. Viktima nuk u ka treguar se ku do të shkonte dhe telefonin e kishte lënë në banesën e tij.

VRASJA

Rreth orës 05:30, bashkëshortja e tij, Bardhe Djaloshi, pasi nuk e ka parë në banesë, ka zgjuar djalin e saj, Arbanin, duke i thënë që babai nuk kishte ardhur në shtëpi dhe të dilte për të parë se ku ishte.

Pasi Arbani është çuar, ka dalë për të kërkuar dhe e ka parë të shtrirë në afërsi të portës babain e tij të gjakosur në kokë. Menjëherë ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, ku i ka treguar për babain.

Po kështu, nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se viktima nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë shtetas, por ka qenë konsumator i pijeve alkoolike.

Nga të dhënat e marra në rrugë operative, dyshohet se viktima ka pasur konflikte me pjesëtarët e familjes së tij dhe konkretisht me bashkëshorten e me djalin e madh, Arban Djaloshi, për shkak të pijes alkoolike që ai konsumonte.

Fakti është pranuar nga njëri nga djemtë, ndërsa Prokuroria ka arritur që t’i dokumentojë bisedat mes familjarëve në paraburgim, ku ata pranojnë se kanë kryer vrasjen dhe se janë përpjekur ta paraqesin atë si një krim të kryer nga persona të tjerë./Panorama

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025
AKTUALITET

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025
BOTA

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025
KULTURE

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025
Para

Rama: "S`jam i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj, më besoni"

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com