• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Fidel Kastro pëlqente rakinë e Skraparit dhe bakllavanë shqiptare

21:24 : 26/11/2016
në BOTA, KRYESORE

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë, Çlirim Çepani, rrëfen marrëdhëniet e tij me Fidel Kastron, takimet me të, dhe bisedat për çështje të ndryshme.

I ftuar në “News 24”, Çepani zbulon momente nga bisedat me Fidel Kastron, mënyrën sesi ai e njihte Shqipërinë, dhe vizionin e tij për botën.

Çepani thotë se Fidel Castro ishte një person pa komplekse, i cili kishte marrëdhënie me të gjitha shtetet e botës, me përjashtim të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA pas problemit me Karaibet.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë thotë se Kastro gëzonte një popullaritet të madh, duke qenë se kishte ëndrrat e veta si idealist që ishte. Edhe pse një diktator për 50 vjet në Kubë, ai ka pasur edhe pikëpamje liberale brenda vendit dhe në raportet me ndërkombëtarët.

Duke rrëfyer një moment nga një nga takimet me Fidel Kastron, Çepani tregon se çfarë i ka thënë ai për Nënë Terezën.

“Ju keni Nënë Terezën. Unë Nënë Terezën e kam mike. E kam pritur dy-tre herë në Havanë dhe i kam krijuar kushte për të realizuar misionin e saj”, është shprehur Kastro.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë tregon edhe një moment tjetër ku gjatë një takimi, i ka ofruar Fidel Kastros bakllava shqiptare dhe raki Skrapari.

Si ishte Fidel Kastro nga afër? Sa herë mund ta takonte ambasadori i Shqipërisë në Havana Fidelin? Ne kemi foto që është në internet vizita e ministrit të Jashtëm në atë kohë, dhjetori i vitit ’90, pikërisht në momentin kur në Shqipëri po binte regjimi. Ju ishit atje ambasador. Fidel Kastro ka ardhur në ambasadën tonë apo jo?

Ka ardhur në 12 dhjetor 1990 në rezidencën tonë në Havanë dhe ka qëndruar mbi tre orë. Unë gjatë kohës time 5-vjeçare në Havanë kam pasur marrëdhënie të vazhdueshme me liderët kryesore, por në veçanti me Fidelin jam takuar disa herë. Por takimi më interesant dhe më i gjatë ka qenë kur erdhi në rezidencën tonë ku biseduam gjerë e gjatë për shumë gjëra.

Për çfarë për shembull? Mund të na zbuloni për çfarë biseduat? Si ishte ai në biseda të tilla?

Ai u interesua për Shqipërinë. Pyeti për turizmin, energjinë, bujqësinë. Kishte njohuri për historinë, shprehte respekt për popullin shqiptar si popull i vogël, por trim, që ka luftuar për liri e pavarësi. Nuk u fut farë në çështje ideologjike, për çështje të marksizëm-leninizmit, apo çështje të partive, pasi nuk kishte marrëdhënie të dy partive, në atë kohë, pasi ishin prishur në atë kohë. Në kohën e ndërhyrjes në Afrikë të trupave të Fidelit, mbi 100 mijë ushtarë, atëherë Enver Hoxha e akuzoi si mercenar të Rusëve, në fakt ai tha “unë nuk kam të bëj fare me rusët, unë kam të bëj me përkrahjen e njerëzve me ngjyrë, me përkrahjen e gjithë popujve afrikanë”. Kastro foli për Nënë Terezën. Tha “ju keni një personalitet të madh që shpreh karakteristikat e popullit shqiptar, Nënë Terezën, të cilën unë e kam mike. E kam pritur tre herë në Havanë dhe i kam hapur të tëra dyert i kam krijuar të gjitha lehtësitë për misionin e saj”.

Ka qëndruar tre orë në këtë takim…

Jo vetëm ka qëndruar 3 orë, por jashtë çdo protokolli. Kjo nuk kishte bërë vaki në asnjë ambasadë të huaj në Havanë. Ai piu edhe dy gota raki, dhe një bakllava shqiptare të ofruar nga ana ime. Ma kishte derguar babai nga Skrapari, një shishe raki, e pahapur, dhe kur u ulëm unë i thashë bashkëshortes të na e sillte. Ai e provoi dhe më pyeti se çfarë është. I shpjegova që bëhet nga rrushi dhe është shumë e mirë. Më tha “kemi bërë edhe ne një lloj rakie në Spanjë, kjo qenka akoma më e mirë”. Kastro kishte humor, dhe ishte shumë i kujdesshëm në veprimet që bënte. Ai doktori dhe shoqëruesi që rrinte nga pas bëri sikur fshiu tavolinën dhe hoqi shishen, për ta kontrolluar, pasi atij i ishin bërë rreth 600 atentate të dështuara, dhe nuk pinte asnjë lloj pije nëpër pritje. Ai bëri sikur nuk e pa, por pas 2-3 minutash u tha silleni atë shishen. Dhe më tha mbushe edhe nga njëherë, për të vërtetuar se kam ardhur vërtet në mënyrë miqësore.

Pra rakia jonë i pëlqeu. Po bakllavaja?

Bakllavaja i pëlqeu akoma më shumë, pasi ata si popull i kanë shumë qejf ëmbëlsirat. Plus që prodhojnë sheqerin. Në këtë takim ai kishte prurë pjesën dërrmuese të qeverisë, ministri i Jashtëm, i Tregtisë, i Financave, etj. Ishte i interesuar të kishte një zhvillim të marrëdhënieve në fushat specifike.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025
BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025
Para

Veliaj i dërgon kryebashkiakët e Ballkanit në bunkerët e Carlo Bollinos

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com