• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

“Qeveria e qelbi me drogën e korrupsionin, ja pse nuk hapen negociatat me BE”

14:28 : 25/11/2016
në OP-ED

NGA PREÇ ZOGAJ

Lajmi ka rënë si “bombë” në Tiranë në kontrast me pritshmëritë dhe legjendat propagandistike të Ramës e qeverisë së tij. Nuk është i tillë në fakt raporti me të vërtetën e zhvillimeve në Shqipërinë e sotme, por një “bombë” ka shpërthyer gjithsesi. Ka shpërthyer mu në zemër të qeverisjes propagandistike, duke e hedhur në erë.

Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të kristiandemokratëve dhe kristianëve socialë, që janë grupi i shumicës në Gjermani, që janë Gjermania në fakt, për sa u përket vendimeve për zgjerimin e BE¬së, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjërin prej kritereve të njohura për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Më keq akoma: ka bërë hapa prapa për sa i përket luftës kundër drogës dhe korrupsionit. Ka ngelur në të gjitha lëndët, po të përdorim një shprehje nga fusha e arsimit. Ka pësuar humbjen më të thellë, po të përdorim një shprehje nga sporti.

Lajmi është zhgënjyes për Shqipërinë, në kuptimin e kohës së humbur për të kapur trenin e BEsë. Kur nuk kemi më luksin për të humbur asnjë minutë. Kur humbja e kohës sot nuk është njëlloj me kohën e humbur dhjetë apo pesëmbëdhjetë më parë, për shkak të enigmave që rrethojnë fatin e zgjerimit dhe vetë Bashkimit Europian. Por ky lajm ka edhe anën e vet pozitive: vendi që udhëheq BE¬në dhe mban në këmbë me shumë se çdo vend tjetër idenë dhe realitetin e Europës së Bashkuar, Gjermania pra, nuk na ka lënë vetëm, është me ne, jeton me proceset që përjeton së brendshmi dhe së jashtmi demokracia shqiptare, na sheh qartë dhe ndan me ne këtë sfidë të dyanshme: në një anë ne që duam të hyjnë në BE, në anën tjetër, BE që na pret me kodin dhe standardet e saj. Gjermanët na kanë dhënë hakun. Nuk jemi gati për hapjen e negociatave. E kemi qelbur me drogën dhe korrupsionin. Qeveria ka dështuar në mëtimin e saj për ta hedhur lumin me propagandë.

Propaganda sikur gjithçka shkon mirë e bukur shitet akoma në periferitë dhe skutat e Shqipërisë, por nuk shitet atje ku merren vendimet për fatin e integrimit të vendit. E vërteta nuk mund të manipulohet. Në fund të fundit, ato që peshojnë janë rezultatet konkrete dhe bilancet. Qeveria Rama-Meta e gjeti gati marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Guri që do të vendoste ajo në ndërtesën e integrimit ishte hapja e bisedimeve për anëtarësim. Kjo ishte stafeta. Hapja e bisedimeve do të ishte një hap i madh përpara drejt mbërritjes në stacionin e fundit të anëtarësimit në BE. Do të ishte dhe është gjithashtu edhe një matës i pazëvendësueshëm i demokracisë sonë. Dhe kjo ka akoma më shumë rëndësi për jetën e përditshme të njerëzve. Rama¬Meta, as gurin e tyre nuk e vunë, as hapin e tyre nuk e hodhën. Ata nuk do të mund ta bëjnë këtë gjatë mandatit të tyre qeverisës.

Lexo edhe:

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS

Qëndrimi gjerman, përveçse paralajmëron refuzimin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim këtë vit, na njofton se raundi i ardhshëm i shpresës është viti 2018 dhe kjo është mjaft domethënëse në gjithë kontekstin e qëndrimit. Ky qëndrim është një shuplakë për demagogët e qeverisë. Por është edhe një inkurajim i madh për t’i bërë gjërat prej vërteti dhe jo për t’u fshehur pas gishtit të propagandës. Demokracia, siç e kemi thënë disa herë, ka vetinë e mrekullueshme se i ka brenda vetes mjetet e vetëmbrojtjes dhe përmirësimit. Në kushtet e dështimit të bujshëm të qeverisë me gjithë kriteret e integrimit, opozitës politike të vendit i bie barra të marrë përgjegjësi dhe të sillet si protagoniste për zbatimin e kushteve. Apo, siç e kemi thënë shpesh, të sillet si të ishte qeveri për çështjet e integrimit.

Kushti i vetingut është më i lehti, pasi shumë shpejt Gjykata Kushtetuese dhe “Venecia” do të shprehen për përputhjen ose jo të ligjit të vetingut me dispozitat kushtetuese për vetingun. Nuk bëhet fjalë për ta rrëzuar vetingun. Ai është në Kushtetutë. Bëhet fjalë për ta përputhur me Kushtetutën. Kushti më i vështirë për momentin, por jo i pamundur, është reforma zgjedhore. Pastaj vijnë kushtet e tjera, që kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, krimit, korrupsionit e tjerë. Për plotësimin e tyre do të duhet të flasë populli me votë të lirë. Qytetarët do ta kenë vetë në dorë të vendosin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në vitin 2018.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

01:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS

01:08 : 12/05/2025
AKTUALITET

Nis numërimi në Tiranë, PD kryeson në kutinë e parë

01:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 22 kutitë e para në gjithë vendin, dalin rezultatet e para

00:43 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

00:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

00:28 : 12/05/2025
Para

Pas tentatitës për të djegur veten, flet Anxhela: "S`dua të shes më trupin, dua punë"

TË GJITHA

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

01:18 : 12/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS

01:08 : 12/05/2025

Nis numërimi në Tiranë, PD kryeson në kutinë e parë

01:00 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 22 kutitë e para në gjithë vendin, dalin rezultatet e para

00:43 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

00:35 : 12/05/2025

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

00:28 : 12/05/2025

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com