Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur në tualet nga familjarët, në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në fshatin Vuno, ku Thoma Ll., është gjetur nga familjarët e tij i pajetë.
Menjëherë është njoftuar policie e cila ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Dyshimet janë se ngjarja është për shkaqe natyrale, ndërsa burime nga policia thanë se dosja është dërguar në prokurori për rivlerësim.