Policia greke ka zbardhur detaje të tjera mbi vrasjen e 43 –vjeçarit Pandeli Sela, në Janinë.
Shqiptari punonte si bari në fshatin Kiparisia, afër kufirit shqiptaro – grek dhe u gjet i vrarë pranë një kapanoni (në foto). Policia tha se ai ishte qëlluar me 3 plumba. Sela ishte denoncuar i humbur dy ditë më parë nga familjarët e tij. Ai nuk njihej si person problematik. Deri tani policia nuk ka asnjë version mbi motivin e vrasjes.